IPKO reagon pas ngjarjeve të fundit gjatë shitjes së biletave Kosovë-Maltë

IPKO ka lëshuar një komunikatë për media ku sqaron gjithçka rreth asaj që ka ndodhur dhe çfarë është në dorën e tyre.
Kompania e njohur IPKO është ajo e cila bënë shitjen e biletave të Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjet si vendas, pas marrëveshjes me Federatës e Futbollit e Kosovës (FFK).
Megjithatë, sot (e hënë) gjatë shitjes së biletave për ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Kosovës dhe Maltës ka pasur shumë incidente.
Por, nuk ka vonuar shumë dhe IPKO ka lëshuar komunikatë për media duke sqaruar pozicionin e saj.
Njoftimi i plotë nga IPKO: IPKO e kupton rëndësinë e secilës ndeshje të përfaqësueses së Kosovës, në kuadër të Ligës së Kombeve si dhe e kupton dëshirën e madhe të secilit qytetar që të përkrahë në mënyrë aktive përfaqësuesen tonë në fushë. Megjithatë, ju bëjmë thirrje të gjithë adhuruesve të futbollit, që të kenë mirëkuptim dhe durim gjatë procesit të blerjes së biletave.

























































