LAJMI I FUNDIT:

IPKO edhe këtë vit fiton çmimin: Tatimpaguesi i vitit 2021

IPKO edhe këtë vit fiton çmimin: Tatimpaguesi i vitit 2021

Në Gala Mbrëmjen tradicionale, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, “THE BEST OF KOSOVO 2021”, u dhanë çmime të ndryshme për performancën e bizneseve vendore dhe për investitorët e huaj në Kosovë.

IPKO Telecommunications, si një ndër investitorët më të mëdhenj të huaj në Kosovë, fitoi çmimin e Tatimpaguesit të vitit 2021. Ky çmim është indikator i një performancë të shkëlqyer financiare të IPKO përgjatë vitit 2021.

IPKO tashmë ka dëshmuar se është operatori më i qëndrueshëm në treg, me rrjetin më stabil të telefonisë mobile, me shtrirjen më të gjerë të rrjetit 4G, si dhe internetin fiks më stabil dhe më të shpejtë në vend.

Kontributi i IPKO në shoqërinë ku vepron është multi-dimenzional: duke qenë një ndër taksapaguesit më të mëdhenj por dhe duke kontribuar në shoqëri përmes sponzorimeve dhe donacioneve në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në sektorin e shëndetësisë, edukimit, kulturës, artit dhe sportit.

Artikull i sponzorizuar