LAJMI I FUNDIT:

IPK-ja ka kërkuar suspendimin e zyrtarit policor i cili sulmoi fizikisht gjyqtaren e Gjykatës në Mitrovicë

IPK-ja ka kërkuar suspendimin e zyrtarit policor i cili sulmoi fizikisht gjyqtaren e Gjykatës në Mitrovicë
Foto: Arkiv

Inspektorati Policor i Kosovës ka kërkuar suspendimin e zyrtarit policor i cili javën që shkoj kishte sulmuar fizikisht gjyqtaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Kështu ka bërë të ditur IPK-ja në një përgjigje me shkrim për Telegrafin.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur këtij rasti dhe në interes të procedurës hetimore kanë rekomanduar policisë suspendimin për 72 orë të zyrtarit policor në fjalë. Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë është hapur rasti me dyshimin se zyrtari policor ka kryer veprën penale “Sulm””, thuhet në përgjigjen e IPK-së.


Shkak i një mosmarrëveshje në komunikacion, sulmohet fizikisht gjyqtarja e Gjykatës në Mitrovicë nga një zyrtar policor
Lexo po ashtu Shkak i një mosmarrëveshje në komunikacion, sulmohet fizikisht gjyqtarja e Gjykatës në Mitrovicë nga një zyrtar policor

Gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë më 23 gusht 2022 ka qenë cak i një sulmi fizik nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Prokuroria e Mitrovicës kishte konfirmuar për Telegrafin rastin në fjalë, për të cilin tha se dyshohet se deri tek sulmi ka ardhur pas një mosmarrëveshje të çastit në komunikacion.

“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, dhe është iniciuar në drejtim të veprës penale “Sulmi”. Dyshohet që rasti ka ndodhur pas një mos marrëveshje të çastit në komunikacion”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni.

Ndërkaq policia përmes raportit 24 orësh kishte njoftuar vetëm se rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës në Leposaviq duke mos dhënë detaje tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori