LAJMI I FUNDIT:

IPK arrestoi policin hetues në Drenas, i dyshuar për dhunimin e 16-vjeçares

IPK arrestoi policin hetues në Drenas, i dyshuar për dhunimin e 16-vjeçares
Foto: Ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës sot përmes një njoftimi për media ka konfirmuar arrestimin e një zyrtari policor, me dyshimet për kryerje të veprimeve të kundërligjshme nga një zyrtar policor.

Pas intervistimit të të dyshuarit (punonjësit policor me inicialet V.V) i njëjti është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “dhunimit” dhe “keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin.

Dhunë, shfrytëzim seksual, abort i detyruar – historia trishtuese e nxënëses nga Drenasi me hetuesin policor
Lexo po ashtu Dhunë, shfrytëzim seksual, abort i detyruar – historia trishtuese e nxënëses nga Drenasi me hetuesin policor

“Përmes rrugëve operative ka pranuar informacion anonime lidhur me dyshimet për  kryerje të veprimeve të kundërligjshme nga një zyrtar policor – punonjës në stacionin policor në Drenas (me gradën e rreshterit). Me të pranuar informacionin, hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Si rezultat i këtyre veprimeve hetimore hetuesit e IPK-së kanë realizuar dje (05.02.2019) edhe një urdhëresë për bastisje në disa lokacione duke përfshirë shtëpinë e të dyshuarit, zyrën e tij në Stacionin Policor në Drenas dhe një ordinancë private (mjekësore)”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Policor të Kosovës.


Gjatë bastisjes janë sekuestruar disa sende që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale.

Pas intervistimit të të dyshuarit (punonjësit policor me inicialet V.V) i njëjti është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “dhunimit” dhe “keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin.

Hetimet nga Inspektorati Policor lidhur me këtë rast do të vazhdojnë edhe lidhur me dyshimet për përfshirjen e të dyshuarve të tjerë në këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

Lajme
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
A duhet të pastrohet fëmija që është me lijë të ujit – infektolog Krasniqi na e heq dilemën

A duhet të pastrohet fëmija që është me lijë të ujit – infektolog Krasniqi na e heq dilemën

Shëndetësi
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori