LAJMI I FUNDIT:

iPhone XS dhe Apple Watch 4 shfaqen në fotot e reja

iPhone XS dhe Apple Watch 4 shfaqen në fotot e reja

Dizajnet zyrtare të iPhone të ri – që pritet të lansohet më 12 shtator – janë zbuluar në internet. Pajisja do të quhet iPhone XS dhe do të vijë në dy madhësi të ndryshme: 5.8 inç dhe 6.5 inç.

Ajo gjithashtu do të shoqërohet nga një version i ri i Apple Watch i quajtur Series 4. Apple është vendosur të lansojë telefonin në një opsion të ri të ngjyrës së artë që nuk ka qenë i mundur më parë. Një telefon i tretë, më i lirë, që mund të quhet iPhone 9, mund të lansohet gjithashtu.


Dje, kompania dërgoi ftesa për anëtarët e përzgjedhur të medias me një unazë gjigande ari. Ngjarja do të mbahet në teatrin Steve Jobs brenda kampusit të Apple në Kaliforni.

Sipas 9to5Mac, të cilët morën imazhet e rrjedhura, emri është përfundimtar dhe Apple ka të ngjarë të bëjë telefonin e vet të ri të disponueshëm për blerje, para fundit të shtatorit. Ndërkohë, ne ende nuk dimë shumë për serinë e Apple Watch 4, përveç se Apple besohet të ketë zvogëluar kornizën dhe ka rritur madhësinë e ekranit me rreth 15%.

Pas njoftimit të ngjarjes më 12 shtator, aksionet e Apple arritën një nivel më të lartë se 228 dollarë. Por, modeli i vitit 2018 i Apple ka të ngjarë të jetë një vit i rifreskimit me përmirësime të vogla të performancës sesa ndonjë inovacion i madh.

Në trend Teknologji

Më shumë
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Apple pezullon më shumë se 135 mijë aplikacione në vendet e BE-së

Apple pezullon më shumë se 135 mijë aplikacione në vendet e BE-së

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Teknologji
Kalo në kategori