LAJMI I FUNDIT:

iPhone SE 2 do të lansohet në fillim të vitit të ardhshëm

iPhone SE 2 do të lansohet në fillim të vitit të ardhshëm

Deri në këtë kohë kemi dëgjuar kaq shumë në lidhje me iPhone SE 2 të përfolur sa që mund ta marrim të sigurt dhe të mirëqenë lansimin e ardhshëm të pajisjes. 

Ming-Chi Kuo, ai që fillimisht zbuloi planet e Apple për të ringjallur iPhone SE, tani beson se lansimi ka të ngjarë të ndodhë deri në fund të tremujorit të parë të vitit të ardhshëm. 


Ai sugjeron që Apple do të përdorë komponentët e antenave nga Career Technologies dhe Murata Manufacturing. 

Me këto komponentë  Apple do të jetë në gjendje të ndërtojë një antenë LCP. 

Llojet e antenave LCP janë të njohura për përmirësimin e transmetimit pa tel. 

Komponentët e kërkuar do të furnizohen nga kompanitë e lartpërmendura, sipas Kuo, në fillim të vitit 2020.

Raportet e mëparshme sugjeronin që iPhone SE 2 do të ketë një ekran 4.7 inç, Touch ID brenda butonit të shtëpisë, procesor Apple A13 Bionic, 3 GB RAM, 64 dhe mundësi të hapësirës ruajtëse prej 128GB. 

Besohet gjithashtu se do të duket shumë si iPhone 8 (në foto më sipër), dhe do të vijë në opsionet e ngjyrave Space Grey, Silver, dhe Red. 

Kuo pret që çmimi të jetë rreth 399 dollarë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Teknologji
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Teknologji
Apple planifikon të shtojë 20,000 vende pune në SHBA gjatë katër viteve të ardhshme

Apple planifikon të shtojë 20,000 vende pune në SHBA gjatë katër viteve të ardhshme

Teknologji
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Teknologji
Kalo në kategori