Edhe pse iPhone Air befasoi me një autonomi solide të baterisë duke pasur parasysh dizajnin ultra të hollë, qëndrueshmëria e baterisë dhe konfigurimi me një kamerë të vetme mbeten shqetësime kryesore për përdoruesit.

Por sipas raportimeve të fundit, Apple planifikon t’i adresojë këto probleme me gjeneratën e ardhshme, iPhone Air 2.


Një raport i mëhershëm sugjeronte se pajisja do të pajiset me një kamerë të dytë, me shumë gjasë ultra-wide.

Ndërkohë, The Elec raporton se Apple do të përdorë teknologjinë e re të ekranit CoE, e cila e bën panelin më të hollë dhe përmirëson dukshmërinë në dritë të fortë.

Kjo teknologji redukton konsumin e energjisë, pasi ekrani nuk ka nevojë të rrisë ndjeshëm ndriçimin.

Për më tepër, hapësira shtesë mund të shfrytëzohet për një bateri më të madhe, duke përmirësuar ndjeshëm autonominë e pajisjes. /Telegrafi/