LAJMI I FUNDIT:

Ipeshkvi Dodë Gjergji: Evropa të ketë më shumë besim te shqiptarët

Ipeshkvi Dodë Gjergji: Evropa të ketë më shumë besim te shqiptarët

Ipeshkvia e Kosovës, me rastin e festës së Krishtlindjes, ka organizuar sonte pritje solemne në ambientet e Katedrales ‘Shën Nënë Tereza’ në Prishtinë, prej nga u përçua mesazhi për bashkëpunim dhe mirësi.

Ipeshkvi Dodë Gjergji u shpreh se veçanti e festave janë mirësia dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin, ndërsa pati edhe një porosi për Evropën që të tregohet më e drejtë me shqiptarët.


“Duke qenë se jemi në një fazë paqeje dhe në një moment kur duhet të vazhdojmë dialogun. Ne nuk duhet të kemi frikë të dialogojmë me njëri-tjetrin në familje, në shoqëri, ndërmjet familjeve, partive, popujve, sepse dialogu është parakusht i paqes, pajtimit dhe të mirës së përbashkët, buron nga vullneti i mirë dhe dëshira për të ardhmen më të mirë për të tjerët. Prandaj, askush nuk duhet të ndihet i lodhur nga dialogu dhe askush nuk duhet të keqpërdor, apo ta mohoj nevojën për të”.

“Ftoj dhe popujt e Evropës, sido që janë të organizuar në institucionet shoqërore politike ose ekonomike që të jenë më të drejtë dhe të kenë më shumë besim te shqiptarët”, porositi ipeshkvi Dodë Gjergji, raporton KP.

Mesazhi i Krishlindjes 2018 i Imzot Dodë Gjergjit
Lexo po ashtu Mesazhi i Krishlindjes 2018 i Imzot Dodë Gjergjit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, u shpreh se festa të tilla janë një rast i përçimit të mesazhit për dialog, në mënyrë që Kosova të ecën përpara.

“Të urojmë njëri-tjetrin, të respektojmë njëri-tjetrin, të mirëkuptojmë njëri-tjetrin, të dialogojmë me njëri-tjetrin për të ecur përpara. Ta duam njëri-tjetrin më tepër që të punojmë dhe më mirë për vendin, shtetin, shoqërinë tonë dhe të tjerët do të na vlerësojnë edhe më tepër më tepër dhe në vlerat tona”, deklaroi presidenti Thaçi.

Ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli ftoi të gjithë për të qenë më pranë njëri-tjetrit në festa sikurse këto të fundvitit.

“Ne duhet të bëhemi bashkë, nuk kam të shtoj asgjë më shumë se ato çfarë i thatë ju, të jemi më afër me njëri-tjetrin të bashkëpunojmë me shumë me njëri- tjetrin. Dhe këta tjerët që janë miqtë tanë në këtë sallë i uroj për kontributin dhe sakrificën, për shërbimet që bëjnë ndaj vendit tonë, dhe ipeshkvi e tha shumë mire, le ta konsiderojmë të barabartë për arsye se një kohë kemi paguar shumë sakrifica për të mbajtur gjallë dhe krishterizmin, por dhe evropianizmin pikërisht në këto troje”, tha Veseli.

Në pritjen solemne me rastin e Festës së Krishtlindjes, ishte i pranishëm edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

 Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka shprehur urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët e besimit katolik, duke i uruar në këtë ditë të shenjtë për ta, duke thënë se tek shqiptarët ndër shekuj është kultivuar tradita dhe harmonia fetare si vlerë humane dhe civilizuese.

Ndryshe, për nder të kësaj feste, sonte në ora 23:30 mbahet Koncerti i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës dhe nga ora 24:00 fillon mesha solemne.

Krishtlindja është një nga kremtet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera. Ditëlindja e Krishtit (24-25 dhjetori) është thjesht simbolike, dhe nuk është menduar të jetë data e vërtetë e lindjes së tij. Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalëngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori