Investo, Ndërto, Mobilo, është moto e panairit më të madh në vend EXPO REAL Kosova 2025, i cili organizohet për herë të parë në Kosovë nga datat 25 deri më 27 korrik, në hapësirat moderne të Prishtina Mall.

Modus Events & PR Solutions këtë herë sjellin panairin gjigand ku do të mbledhin në një vend të vetëm liderët e industrisë së ndërtimit, patundshmërisë, materialeve ndërtimore dhe industrive përcjellëse.


Pro Real Estate është partneri kryesor i panairit, ndërsa ngjarja përkrahet nga Prishtina Mall, qendra tregtare më e madhe dhe më moderne në vend.

Vlerë e shtuar e EXPO REAL Kosova 2025 është Telegrafi.com, sponsor gjeneral medial i cili do ta mbështes promovimin e panairit. 

Me mbi 2800 m² hapësirë ekspozuese dhe pritshmëri prej më shumë se 30,000 vizitorësh, ky panair është platforma kryesore për kompanitë ndërtimore, agjencitë e patundshmërive, studiot arkitekturore, prodhuesit e materialeve ndërtimore, furnizuesit e mobilieve, si dhe bankat dhe institucionet financiare që ofrojnë zgjidhje për blerjen e banesave.

EXPO REAL Kosova 2025 u ofron pjesëmarrësve:

-Mundësi të jashtëzakonshme për rrjetëzim dhe promovim;

-Prezantim të produkteve dhe shërbimeve para një audience të gjerë e të interesuar;

-Fushatë promovuese gjithëpërfshirëse në media tradicionale dhe rrjete sociale;

Të interesuarit për pjesëmarrje mund të regjistrohen duke kontaktuar në:

Numrin e telefonit: +38345666220

Email: info@pr-solutions.com 

Email: info@modus-events.com

Investo, Ndërto, Mobilo!

Mos e humbisni mundësinë të bëheni pjesë e ngjarjes më të madhe të vitit në sektorin e ndërtimit dhe patundshmërisë.