Investimi milionësh për mbeturinat mbetet pezull, priten bisedime të reja me gjermanët
Në fund të 2023 ishte siguruar grant kredinë 74 milionë nga Banka Gjermane për Zhvillim, por sot e kësaj dite kompania mbeturinave pastrimi në Prishtinë nuk arritur të marrë të njëjtën.
Një ndër kushtet për dhënien e 74 milionë-she sipas të parit të kompanisë kishte qenë që ndërmarrja publike të operonte vetëm në menaxhimin e mbeturinave. Më gjithë atë gjatë asaj kohe e Komuna e Prishtinës kishte ndërmarrë veprime për angazhimin e operatorëve tjerë privat për mbeturinat në Prishtinë.
Në mars 2025, Kreu Shefi i kompanisë pastrimi Petrit Reqica në një intervistë të dhënë në RTK-së pati akuzuar komunën në krye me përparim Ramën për rrezikimin e kësaj kredie.
“Ndërsa në komunës ka qenë një kërkesë e cila ende nuk është përmbush, ka qenë ajo garanca e kontratave dhjetëvjeçare. Investimi jepet vetëm në ndërmarrjen publike pastrimi dhe në asnjë formë në operator tjerë privat”, kishte thënë Reqica.
Një vit pas grant kredia mbetet edhe më tej e pa finalizuar. Diskutime rreth kësaj ka pasur, por Kosova ende nuk arritur ta fitoj të njëjtën.
Nga Komuna thonë se kanë rihapur diskutimet me Bankën Gjermane për zhvillim për ta fituar atë. Po të kemi shumë mundësitë reale me fituar atë.
“Kemi shumë mundësi reale për ta fituar jemi duke punuar shumë në atë drejtim. Veç kemi filluar, është pjese marrëveshjes që e kemi me ndërmarrin pastrimi që me vazhduar në atë drejtim. Kemi filluar, kemi rihapë diskutimet me Bankën Gjermane për investime KFV-në. Pastaj do të jenë bisedimet shtesë që do të bëhen me Vestern Investment, Balkan Funds që është”, ka thënë ka thënë Luftar Braha, drejtor i Shërbimeve në Prishtinë
Mirë po, Braha ka potencuar se këtij proces mund të marrë kohë.
“Këtu flasim jo thjeshtë për mbledhjen e mbeturinave dhe deponim të tyre në deponi, po flasim për një proces shumë komplex të menaxhimit prej ndarjes në burim, në riciklim dhe përdorim të këtyre materialeve në lëmi të ndryshme. Kështu që mund të shesim shumë. është proces që merë ko, nuk është proces që kryhet brenda ditës”, ka shtuar Braha.
Zëdhënës për media në kompaninë pastrimi thanë në RTK-së mbesin të përkushtuar për bashkëpunim institucional.
Sipas të njëjtëve, grant kredia do të mundësonte ngritjen e kapaciteteve e kjo do të ndikonte pastaj në përmirësimin e shërbimeve.
“Një mbështetje e tillë do të mundësonte ngritjen e kapaciteteve të ndërmarrjes, investimet në flotë të re kamionësh, shtimin e kontinjerëve dhe shportave publike, si dhe modernizimin e infrastrukturës përcjellëse”, thuhet nga Kompania ‘Pastrimi”.
Nga Komuna e Prishtinës vitin e kaluar patën thënë se nuk ishin arritur dakordime me Bankën Zhvillimore Gjermane pasi sipas tyre pastrimi si kompani e vetme nuk do të arrinte ofroj shërbime cilësore.





























