Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë, ka folur sërish për mandatin katërvjeçar qeverisës.
Kurti u shpreh se nga 254 mbledhje të qeverisë të mbajtura deri më tash janë marrë 2257 vendime në të mirë të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik, reformave të nevojshme për progres dhe mbrojte të interesit shtetëror dhe publik.
Kryeministri përmendi që pavarësisht sfidave, përfshirë këtu edhe ankesat e opozitës në Gjykatën Kushtetuese për shumë vendime, qeveria ka arritur rezultate të jashtëzakonshme.
“Në ballafaqim me pandeminë, përballë krizave të energjisë dhe inflacionit të shkaktuar nga lufta në Ukrianë, përkundër pengesave dhe vonesave dëshpëruese me ankesa opozitare në Gjykatë Kushtetuese që bllokuan shumë gjëra përfshirë edhe atë të çmimeve tavan për produktet bazike, e pavarësisht sulmeve paramilitare dhe terroriste dhe përpjekjeve të vazhdueshme të Serbisë për destabilizim, e përmbi zhurmën e madhe të debateve televizive të mbrëmjes qeveria jonë ka arritur rezultate të jashtëzakonshme”, tha Kurti.
Duke përmendur disa nga rezultatet e arritura që ai i quajti të jashtëzakonshme, Kurti përmendi edhe çështjen e buxhetit për ushtrinë.
Kryeministri premtoi se në mandatin e ardhshëm do të ndahen mbi 1 miliard euro për ushtrinë.
“Buxheti për ushtri është trefishuar, investimet në armatim janë shumëfishuar përfshirë dronët Bayraktar dhe kontratën për funksionalizimin e fabrikës së municionit. Mandatin e ri ushtrisë do ti ndajmë mbi 1 miliardë euro e do të kemi fabrikë të municionit të dronëve ushtarak ‘Made in Kosova’ që do t’i prodhojmë vetë”, tha Kurti.
Si sukses ka përmendur liberalizimin e vizave, përfaqësimin e Kosovës në CEFTA pa UNMIK, shkruan Telegrafi.
Tjetër arritje, Kurti përmendi edhe sektorin e shëndetësisë, ku premtoi se në mandatin e ardhshëm do të rrisin buxhetin për listën esenciale të barnave deri në 100 milionë euro.
“Shëndetësia publike është bërë më e mirë më e lirë dhe më shumë shërbime kemi, shumicën prej klinikave I kemi transformuar, shumë prej shërbimeve jetike për qytetarët janë bërë pa pagesë e disa me çmime më të përballueshme. Mandatin që na pret do të vazhdojmë me investime spital pas spitali, do të ndërtojmë dy spitale të reja e gjashtë poliklinika specialistike e buxhetin për listën e barnave esenciale që tashmë është në nivel rekord do ta ngrisim deri në 100 milionë euro”, tha Kurti.
Kurti u shpreh se për herë të parë në katër komunat në veri po paguhet rryma, ka filluar të faturohet edhe tatimi në pronë.
“Tabela ilegale dhe patentë shoferë nuk ka më sepse janë konvertuar në RKS. Strukturat ilegale janë mbyllur dhe atje funksionojnë tashmë institucionet e Kosovës që u shërbejnë qytetarëve pa dallim. Me programin qeveria për familjen i kemi rreth 530 të punësuar në veri nga nacionaliteti serb”, tha ai.
Kryeministri përmendi rritjen e pensioneve dhe shtesat për nënat lehona dhe fëmijët.
Ai gjithashtu përmendi edhe rritjen e pagave në sektorin publik, dhe rritjen e pagës minimale në sektorin privat, për të cilën tha se në mandatin e ardhshëm do të rritet mbi 500 euro.
“Kemi rritje të pensioneve prej mbi 300 mijë pensionmarrës janë rritur prej 20%, përveç rritjes së rregullt të gjithë kanë marrë shtesa prej 100 euro pesë herë gjatë mandatit tonë. Rreth 70 mijë nëna lehona sërish për herë të parë kanë marrë shtesa nga shteti, sikurse edhe mbi 400 mijë fëmijë. Për fëmijët i kemi dyfishuar dhe trefishuar shtesat. Tre herë kemi rritur pagën në sektorin publik, në sektorin privat pagën minimale dy herë. Nga 130-170 sa e kemi gjet në 265 euro dhe nga 265 në 350 euro. Mandatin tjetër do ta rrisim përsëri mbi 500 euro”, tha Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Konfiskohen 860 flakona botox, Ministria e Shëndetësisë jep detaje

Mbi 500 raste të reja në vit, çdo ditë vdes një shqiptar nga kanceri i zorrës së trashë

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia, Vuçiq - kukulla e Putinit

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Konfiskohen 860 flakona botox, Ministria e Shëndetësisë jep detaje

"Kemi pasur pritje më të mëdha", Haziri: Duhet hetim i plotë për votat me postë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler