Intervenime në disa zona të Vushtrrisë, paralajmërohen ndërprerje të përkohshme të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Mitrovica" ka njoftuar për furnizimin me ujë ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të zhvillojnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të Komunës së Vushtrrisë.
Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të realizohen në rrugën "Gjon Buzuku", në Lum të Madh dhe në rrugën "Faruk Beqiri".
Ndërsa, intervenimet në rrjetin e kanalizimit do të kryhen në rrugët "Nexhip dhe Ferat Draga", "Ahmet Selaci", në Sheshin e Vushtrrisë si dhe në fshatin Pestovë.
Nga kompania bëhet e ditur se gjatë zhvillimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë për konsumatorët në zonat e prekura.
Po ashtu, pas rikthimit të furnizimit, uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt. Konsumatorëve u rekomandohet që ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta derisa të kthjellohet.
Kompania ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre punimeve. /Telegrafi/





































