LAJMI I FUNDIT:

Interi vazhdon interesimin për talentin e Sampdorias

Interi vazhdon interesimin për talentin e Sampdorias

Sipas medieve italiane, Interi janë ende të etur për nënshkrimin e sulmuesit 21-vjeçar të Sampdorias, Patrik Schick.

Reprezentuesi i republikës çeke ka nënshkruar për skuadrën ‘Blucerchiati’ në verë, dhe është bërë një ‘super-zëvendësues’, duke bërë vetëm pesë ndeshjes si titullar dhe 16 paraqitje zëvendësues këtë sezon, por që ka shënuar një total prej shtatë golave.

Interi synon transferimin e talentit Schick
Lexo po ashtu Interi synon transferimin e talentit Schick

Avazi i shënimit të golave nga ai ka vazhduar edhe në këtë fundjavë, kur ai shënoi kundër Pescaras vetëm gjashtë minuta pasi hyri në ndeshje në vend të Luis Muriel.


Sipas Gazzetta dello Sport, presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero është i prirur për të ofruar lojtarit një marrëveshje të re,  që përfshin një rritje të klauzolës në  40 milionë euro, përcjell Telegrafi.

Klubi thuhet se duan të mbajnë Schick edhe për një tjetër sezon, por do të duhet të refuzojnë ndonjë interes nga Interi, të cilët vazhdojnë të jenë të lidhura me lojtarin çek.

Interi ka gati 150 milionë euro për afatin e verës
Lexo po ashtu Interi ka gati 150 milionë euro për afatin e verës

Sugjerimet e këtij mediumi italian theksojnë se talenti i ri mund të bëhet një zëvendësues i denjë i  kapitenit Mauro Icardi, me Nerazzurrët që thuhet se kanë bërë tashmë kontakte me agjentin Pavel Paska për të diskutuar një marrëveshje të mundshme.

I riu arriti nga Sparta Praga në verë, dhe thuhet se tashmë kanë një klauzolë lirmi prej 25 milionë eurove të shkruar në kontratën e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona ka refuzuar nënshkrimin me dy yjet e mëdhenj evropianë

Barcelona ka refuzuar nënshkrimin me dy yjet e mëdhenj evropianë

La Liga
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

La Liga
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Kalo në kategori