Interi ka fituar 2-0 ndaj Spalit në ndeshjen e javës së tretë të kampionatit italian, Serie A.

Skuadra e Luciano Spallettit ka vazhduar serinë pozitive në kampionat duke fituar edhe ndeshjen e tretë ndaj Spalit nga po kaq ndeshje në Serie A.


Nerazzurrët e dominuam gjithë ndeshjen dhe e menaxhuan me sukses një ndeshje jo të lehtë, ku në dy pjesën shënuan nga një gol.

Goli i parë i takimi erdhi në minutën e 27 ku Mauro Icardi konvertoi në gol një penallti të akorduar pas pengimit në zonë të Joao Marios.

icardi 1 1

Në pjesën e dytë, Interi vazhdoi menaxhimin e lojës dhe krijoi raste shënimi ku më i mirë ishte ai i mbrojtësit Milan Skriniar, i cili goditi transversalen në minutën e 74.

Fare në fund, Interi arriti të shënoj golin e sigurisë dhe rezultatit përfundimtar 2-0, ku Ivan Perisic shënoi një supergol në minutën e 87 pas asistimit të Danilo D'Ambrosios, gol ky që erdhi nga distanca me një volej goditje.

perisic 3

Pas kësaj fitore, Nerazzurrët prijnë kampionatin së bashku me Juventusin me nga nëntë pikë, ndërsa Spali renditet e nënta me katër pikë të tubuara.

Në ndeshjen e radhës Interi luan në udhëtim te Crotone, ndërsa Spali e pret Cagliarin në shtëpi. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x607r11

https://www.dailymotion.com/video/x607vqm

telegrafi sport app