Interi synon transferimin e Sidibes për krahun e djathtë të mbrojtjes

235:"LISBON, PORTUGAL - JULY 22: Monaco defender Djibril Sidibe from France during the Friendly match between Sporting CP and AS Monaco at Estadio Jose Alvalade on July 22, 2017 in Lisbon, Portugal. (Photo by Carlos Rodrigues/Getty Images) 12:"Getty Images
Interi nuk do ta blejë mbrojtësin kroat Sime Vrsaljko nga Atletico Madridi.
Mbrojtësi kroat është i huazuar te zikaltërtit nga klubi spanjoll, por problemet me lëndimet kanë bërë që Interi të marrë vendim mos ta blejë atë.
Neroazzurët tani kanë objektiv për krahun e djathtë të mbrojtjes francezin Djibril Sidibe.
26-vjeçari ka paralajmëruar largimin nga Monaco pasi dëshiron një skuadër më të madhe në karrierë.

Sidibe është nën kontratë me Monacon deri në qershor të vitit 2022, por që mund të largohet për 25 milionë euro.
Për lojtarin interesim ka shfaqur edhe Atletico Madrid, Arsenal dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































