LAJMI I FUNDIT:

Interi synon blindimin e dyshes Skriniar-De Vrij, bisedimet e rinovimit javën e ardhshme

Interi synon blindimin e dyshes Skriniar-De Vrij, bisedimet e rinovimit javën e ardhshme

Interi dëshiron të zgjasë marrëveshjet me Milan Skriniar dhe Stefan De Vrij, kështu që Nerazzurrët thuhet se do të takohen me agjentin e sllovakut javën e ardhshme.

Dy mbrojtësit shohin se kontrata e tyre skadojnë në verë dhe Interi është i vendosur të vazhdojë me të dy.

Megjithatë, vëmendja është tek Skriniar, i cili është më i ri, vlen më shumë dhe shihet si kapiten i ardhshëm i ekipit.


Reprezentuesi sllovak kishte arritur një marrëveshje për një kontratë prej nëntë milionë euro në vit me Paris Saint-Germain verën e kaluar, por Interi refuzoi të shesë për më pak se 70 milionë euro.

Megjithatë, Nerazzurrët nuk mund të përballojnë të njëjtën gjë, kështu që ata do të vendosin në tavolinë një kontratë me vlerës gjashtë milionë euro plus bonuse.

Sipas La Gazzeta dello Sport, një takim mes dy palëve do të zhvillohet javën e ardhshme, mes të martës dhe të mërkurës.

Nerazzurrët duan të shtrëngojnë duart me agjentin e Srkriniar, Roberto Sistici deri në janar, por nëse kërkesat e lojtarit janë shumë të larta, ata mund të braktisin bisedimet dhe të bëjnë vlerësimin e tyre në afatin kalimtar të janarit, kur gjigantët e Ligue 1 ka të ngjarë të bëjnë një ofertë të re.

Situata e De Vrij është pak më ndryshe pasi qendërmbrojtësi holandez dëshiron të ndahet me agjencinë e Mino Raiolas dhe përfaqësuesin e tij aktual, Rafael Pimenta.

Negociatat me klubin do të fillojnë pasi ish-mbrojtësi i Lazios të zgjedhë një agjent të ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Mesfushori i Arsenalit do të largohet falas në verë, Barcelona dhe dy klube tjera e duan atë

Mesfushori i Arsenalit do të largohet falas në verë, Barcelona dhe dy klube tjera e duan atë

Premier League
Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Ndërkombëtare
Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori