Me funksionalizimin e shërbimit për Fertilizim të Asistuar Mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, interesimi për këtë shërbim është shumë i madh. Nga fundi i vitit të kaluar kur është përuruar kjo metodë mjekësore e deri më sot, janë kryer 255 konsulta, ndërsa në pritje janë edhe 470 të tjera.
Kështu ka bërë të ditur shefi i repartit të Infertilitetit në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Leandrit Bejtullahu. Ai për KosovaPress tha se koha e pritjes për këto kontrolle është 5 deri 7 ditë.
“Interesim ka pas shumë që edhe e kemi pritur….Fillimisht jemi në fazën e seleksionimit të pacientëve për të shikuar për të cilin është e përshtatshme metoda e invitro-fertilizimi. Deri tash janë kryer 255 konsultime edhe 470 i kemi me termine të caktuara, koha e pritjes është mjaftë e shkurtër diku 5 deri në 7 ditë, kështu që nuk ka ndonjë pritje të gjatë. Prej këtyre rasteve duhet të seleksionohen cilët janë ata që kualifikohen për procedurë se janë disa kritere të caktuara”, theksoi ai.
Gjinekologu Bejtullahu ka treguar se me qelizat vetanake procesit të IVF-të në QKUK, mund t’i nënshtrohen gratë deri në moshën 42 vjeçare. Ndërsa, prej 42 e deri në 45 vjeçe trajtohen rastet përmes komisionit të shkallës së dytë.
“Pasi për momentin nuk e kemi mundësinë me punua me qeliza të donatorëve do të jetë e kufizuar mosha e pacientëve. Mosha ka me qenë e kufizuar deri në 42 vjet, kurse prej 42 deri në 45, do të shkojmë prej rastit në rast, varësisht si janë mundësitë. Ato me siguri kemi me shkuar përmes komisionit të shkallës së dytë për të parë se sa i plotësojnë kushtet. Përndryshe, në shumicën e vendeve kufizimi është te mosha 42 vjeçe kur bëhet fjalë, kur kryhet puna me qeliza vetanake. Ky nuk është diskriminim në bazë të moshës të pacientëve është në të mirë të pacientëve”, theksoi ai.
Duke folur për sukseset e kësaj metode, shefi i repartit të IVF-të në Klinikën e Gjinekologjisë, Leandrit Bejtullahu u shpreh se pas moshës 40 vjeçe dukshëm bie përqindja e suksesit për të sjellë fëmijë në jetë përmes kësaj metode.
“Suksesi i IVF-të është kur me këtë procedurë pacientja mbet shtatzënë e mban fëmiun deri në fund dhe lind fëmijën e gjallë. Tek moshat edhe më të reja diku deri 35 vjet suksesi është 44%. Nuk është suksesi ashtu siç raportohet apo keqkuptohet që është 60,70, 80%.. Pas moshës 40 vjeçare numri bie dukshëm nga 43 bie në 5% faktikisht për 44, 45 nuk është edhe më e arsyeshme me përdorur qelizat vetanake se suksesi bie dukshëm ”, deklaroi Bejtullahu.
Shefi i repartit të IVF-të në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Leandrit Bejtullahu theksoi se për dy ciklet e para ky shërbim do të ofrohen falas, ndërsa hera e tretë do të ketë një çmim mbi 600 euro.
Më 24 dhjetor të vitit 2024 u bë përurimi i shërbimit për frytnim të asistuar mjekësor në QKUK.
Në fillim të tetorit të vitit të kaluar, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kishte njoftuar se barnat e nevojshme për këtë procedurë mjekësore i kanë futur në Listën e barnave esenciale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Osmani bën thirrje për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë: Zhvillimet gjeopolitike janë të shpejta dhe globi nuk na pret

Provimi i maturës shtetërore do të jepet në ambientet e shkollave, është pranuar me sukses kërkesa e Sindikatës së Gjimnazistëve në RMV

Me emrin e Kosta Shapkov, pacientit të parë në “Zhan Mitrev”, filloi të shkruhet historia e klinikës

Vrasja e policit në Kaçanik, i dyshuari ende në arrati

Zv.minsitri Raka publikon fotografinë e policit të vrarë në Kaçanik: Organet e rendit të zbardhin sa më parë këtë rast

Këta janë dy deputetët që pritet ta kryesojnë seancën konstituive të 15 prillit

Arrestohen aktivistët e "Asnji cent më shumë" që bllokuan zyrat e ZRRE-së

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

“Ende ua kujtoj fytyrat, është diçka që nuk e harroj kurrë”, rrëfimi i instrumentares Igballe Cakolli se si e kishin përgatit sallën operative për një rast të rëndë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje