LAJMI I FUNDIT:

Interesim i madh për filmin “Thor: Ragnarok”, mbi 400 bileta të shitura në Cineplexx! (Foto)

Interesim i madh për filmin “Thor: Ragnarok”, mbi 400 bileta të shitura në Cineplexx! (Foto)

Menjëherë pas eventit të Halloween, Cineplexx organizon edhe një event-premierë, këtë herë për filmin e shumëpritur “Thor: Ragnarok”.

Gjatë këtij eventi me 2 nëntor, do të shfaqet filmi aventurë, fantazi, me aktorë të njohur si Chris Hemsworth, Tom Hiddleston, Mark Ruffalo, Idris Elba dhe Anthony Hopkins. Filmi ka shumë adhurues, pasi që është pjesa e tretë e aventurës së Thor (pa numëruar edhe shfaqjet e tij në botën e Avengers). Ky film momentalisht ka një vlerësim prej 8.2/10 në IMDB, i cili është vlerësimi më i mirë ndonjëherë për filmat e MARVEL.

? Për shkak të interesimit të madh për bileta (400 te shitura), i kemi shtuar oraret për premierën e filmit Thor: Ragnarok. ?Oraret e filmit: 19:30, 20:00, 20:30, 21:15, 22:00 dhe 23:00

A post shared by Cineplexx Kosovo (@cineplexx_kosovo) on Nov 2, 2017 at 2:37am PDT


Përveç premierës botërore të këtij filmi, që do të mund ta shohim sot në Cineplexx, do të ketë një ofertë speciale nga Cineplexx, ku një pako M kokoshka dhe çfarëdo pije 0.75L mund ta blini për vetëm 3.00€.

Ngjarja e filmit zhvillohet kur i burgosur, i fuqishmi Thor e gjen veten në një duel vdekjeprurës gladiatorial përballë Hulkut, ish-aleatit të tij. Thor duhet të luftojë për mbijetesë dhe të sfidojë kohën, për të parandaluar që e plotfuqishmja Hela të shkatërrojë shtëpinë e tij dhe qytetërimin Asgardian.

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:15 në Cineplexx. Për më shumë rreth eventit, klikoni KËTU. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Arta Bajrami reagon e frustruar ndaj ndotjes së ambientit në Kosovë: Ne jemi të varfër në tru

Arta Bajrami reagon e frustruar ndaj ndotjes së ambientit në Kosovë: Ne jemi të varfër në tru

Magazina
Kalo në kategori