Që nga protestat studentore të vitit 1968, Serbia ka ndërtuar dhe promovuar një narrativë të rreme, duke e paraqitur Kosovën si një vatër të ekstremizmit islamik. Kjo fushatë propagandistike e manifestuar në forma të ndryshme është përdorur për të delegjitimuar përpjekjet e Kosovës për vetëvendosje dhe për të krijuar një imazh negativ në arenën ndërkombëtare.
Në raportin “Mes frikës dhe propagandës – Ekstremizmi religjioz në Kosovë” të Instituti të Kosovës për Siguri dhe Riziliencë – Prevent, raporti analizon dhe kundërshton pretendimet e Serbisë për të portretizuar Kosovën si vend vatër e ekstremizmit islamik.
“Një nga strategjitë kryesore të propagandës serbe ka qenë përpjekja për të etiketuar UÇK-në dhe ushtarët e saj si ekstremistë islamikë. Megjithatë, kjo narrativë ka qenë vazhdimisht e kundërshtuar nga studiues të njohur ndërkombëtarisht”, thuhet në raport.
Në librin e tij Kosovo: War and Revenge, historiani Tim Judah e përshkruan UÇK-në si një lëvizje që lindi si përgjigje ndaj shtypjes serbe dhe mungesës së një zgjidhjeje politike për shqiptarët. Po ashtu, historiani britanik Sir Noel Malcolm ka argumentuar në veprat e tij se pretendimet serbe për lidhjet islamike të UÇK-së janë të pabazuara dhe se lufta e saj ishte e motivuar nga aspiratat nacionaliste për çlirim dhe jo nga agjenda fetare.
Tutje, thuhet se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 dhe më pas me përfshirjen e disa qytetarëve të Ballkanit Perëndimor në konfliktet e Lindjes së Mesme, propaganda serbe kundër Kosovës ka marrë një dimension të ri. Duke shfrytëzuar këto zhvillime, zyrtarët serbë kanë intensifikuar narrativën e rreme për ta paraqitur Kosovën si një vatër të radikalizmit islamik.
Presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar në disa raste se “Kosova është qendra e radikalizmit islamik në Ballkan” dhe se “ekstremistët nga Kosova rrezikojnë sigurinë e rajonit dhe Evropës”.
Ivica Daçiq, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, në një fjalim në OKB në vitin 2018 ka pretenduar se “Kosova është bërë një bazë për rekrutimin e terroristëve islamikë”.
Boris Tadiq, ish-president i Serbisë, në vitin 2010 ka deklaruar se “Evropa duhet të jetë e kujdesshme ndaj asaj që po ndodh në Kosovë, sepse ka tendenca të rrezikshme të radikalizmit”.
Këto pretendime të pabazuara janë pjesë e një fushate të gjatë dezinformimi, e cila ka për qëllim dëmtimin e imazhit të Kosovës dhe pengimin e saj në rrugën e integrimit ndërkombëtar.
Instituti PREVENT thotë se përkundër kësaj propagande, Kosova mbetet një vend me stabilitet të qëndrueshëm dhe angazhim të fuqishëm në luftën kundër çdo forme të ekstremizmit, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.
“Gjithashtu, Kosova është vlerësuar pozitivisht nga Komisioni Evropian dhe Koalicioni Global Kundër Terrorizmit për angazhimin e saj në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Si një partner i besueshëm në përpjekjet globale kundër ISIS-it, Kosova ka kontribuar aktivisht në ndalimin e rrjeteve ekstremiste dhe në riintegrimin e qytetarëve të kthyer nga zonat e konfliktit”.
Pavarësisht këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të qarta, Serbia vazhdon të shpërndajë narrativa të pabazuara që e lidhin Kosovën me terrorizmin, me synimin për të dëmtuar pozicionin e saj në
arenën ndërkombëtare.
Gjithashtu, theksohet se kjo strategji dezinformimi është mbështetur edhe nga Rusia dhe është intensifikuar pas ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999. Në atë kohë, Serbia dhe Rusia tentuan të legjitimonin dhunën serbe në Kosovë duke e krahasuar atë me luftën në Çeçeni dhe duke pretenduar se mbështetja e Perëndimit ndaj Kosovës do të krijonte një “strehë të sigurt për terroristët islamikë”.
“Pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, Serbia u përpoq të riformulonte luftën e saj kundër shqiptarëve si pjesë e “Luftës Globale kundër Terrorizmit”. Përmes manipulimit të diskursit amerikan mbi
terrorizmin, Serbia synoi të justifikonte spastrimin etnik dhe dhunën e saj në Kosovë dhe Bosnje”, thuhet ndër të tjera.
Mes tjerash, thuhet se hulumtuesit Karmen Erjavec dhe Zala Volqiq kanë analizuar këtë strategji, duke treguar se Serbia kërkoi ta lidhte në mënyrë artificiale fushatën e saj ushtarake me përpjekjet globale kundër terrorizmit për të ndryshuar perceptimin ndërkombëtar mbi veprimet e saj.
“Së fundmi, Serbia ka shfrytëzuar rritjen e ndjenjave islamofobe në Evropë për të paraqitur Kosovën si një kërcënim ndaj vlerave kristiane. Në këtë kuadër, ajo ka krijuar aleanca me partitë e djathta ekstreme evropiane, të cilat kundërshtojnë njohjen dhe integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Megjithatë, përkundër kësaj propagande të vazhdueshme, Kosova ka ruajtur
mbështetjen e fuqishme të aleatëve të saj perëndimorë dhe ka vazhduar të forcojë pozicionin e saj si një shtet i përkushtuar ndaj sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar”, thuhet në raport.
Po ashtu, bëhet e ditur se në realitet, Kosova ka qenë një nga vendet më aktive në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, duke miratuar Ligj që ndalon përfshirjen e qytetarëve të saj në konflikte të huaja dhe krijoi Strategjinë Kombëtare kundër Terrorizmit dhe Strategjinë Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
“Sot ekziston një rrezik tjetër, që shtyhet përpara nëpërmes dezinformimit nëpërmjet mjeteve të informimit të ndikuara nga aparati shtetëror serb, përball të cilit rrezik Kosova duhet të forcojë mekanizmat e saj mbrojtës kundër dezinformimit”.
Raporti i plotë: Raporti për islamin dhe propagandën /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës