LAJMI I FUNDIT:

Instituti EPIK: Mungesa e rezultateve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka penguar liberalizimin e vizave

Instituti EPIK: Mungesa e rezultateve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka penguar liberalizimin e vizave

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha ka thënë se tani mund të parashikohet për gjetjet e raportit të Komisionit Evropian për Kosovën, i cili vitin e kaluar vendin tonë e renditi në vendin e fundit në Ballkan në fushën e sundimit të ligjit.

Shasha përmes një postimi në Facebook, ka përmendur edhe katër faktorët që janë identifikuar gjatë studimit të fundit të EPIK, të cilët sipas tyre po e pengojnë liberalizimin e vizave.


Sipas këtij studimi, ndër gjërat që ka penguar liberalizimin e vizave është edhe mungesa e vullnetit politik dhe ngecja në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

“Mungesa e rezultateve në kuadër të luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, raporti i vendit 2019 identifikoj sfida të shumta në fushën e sundimit të ligjit, ngecja në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, mungesa e vullnetit politik për liberalizimin e vizave”, thuhet në studimin e EPIK.

Po ashtu, EPIK ka rekomanduar edhe disa nga gjërat që duhet të ndërmerren në lidhje me këto pengesa.

Sipas tyre, duhen rezultate bindëse në kuadër të luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, pastaj vullneti i qartë politik për reformat e sundimit të ligjit, progres në dialogun për normalizim të marrëdhënieve dhe kominikimi i shtuar me vendet e BE-së, janë masat që duhet të merren për të arritur liberalizimin e vizave.

Postimi i plotë:

Në fillim të tetorit do të publikohet raporti vjetor për Kosovën nga ana e Komisionit Evropian. Vitin e kaluar raporti ka gjetur se Kosova është vend i fundit në Ballkan në fushën e sundimit të ligjit. Qysh tani mund të parashikojmë se raporti do të këtë gjetjet e njëjta edhe këtë vit.

E gjithë kjo do të bëjë edhe më të qartë se sa shumë punë i ka mbetur Kosovës për të bindur shtetet skeptike të BE-së se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e liberalizimit të vizave.

Në këtë kontekst, në kuadër të studimit tonë të fundit kemi identifikuar katër faktorë të cilët janë duke penguar liberalizimin e vizave për Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Kalo në kategori