LAJMI I FUNDIT:

Inspirim i përhershëm për dama të shëndosha: Kombinimet më të mira të Ashley Graham!

Inspirim i përhershëm për dama të shëndosha: Kombinimet më të mira të Ashley Graham!
BEVERLY HILLS, CA - MARCH 04: Ashley Graham attends the 2018 Vanity Fair Oscar Party hosted by Radhika Jones at the Wallis Annenberg Center for the Performing Arts on March 4, 2018 in Beverly Hills, California. (Photo by Taylor Hill/FilmMagic)

Shumica e femrave bien në depresion kur shtojnë ndonjë kilogram më tepër, sapo në trup të vërejnë celulitin pikëllohen, strijat u janë ankthi më i madh…

Mirëpo, Ashley Graham nuk i ka këto telashe! – transmeton Telegrafi.


Manekinia amerikane është krenare me trupin e vet me tepricën e dukshme të kilogramëve. Dhe jo vetëm kaq – ajo format e saj i ka materializuar shumë mirë!

Në të vërtetë, Ashley është modelistja më e paguar në botë, është shumë e kërkuar dhe është fytyrë mbrojtëse e brendëve të njohur.

Ajo kilogramët e vet di t’i bartë me vetëbesim deri në maksimum, gjë që me siguri është shkaku përse meshkujt e gjithë botës çmenden pas saj dhe që është inspirim i përhershëm i modës për femrat e shëndosha.

Pra, dama të dashura, për të qenë të bukura, të parezistueshme dhe joshëse për meshkujt, nuk është e domosdoshme t’i keni proporcionet 90-60-90, por nga brenda të shkëlqeni dhe të jeni të kënaqura me vetveten!

Dhe, nëse megjithatë nuk jeni të sigurta se si të visheni, shikoni në vazhdim se si vepron fatalja Ashley!

/Telegrafi/