LAJMI I FUNDIT:

Inspirim nga Instagrami: Shtatë kombinime të efektshme për dimër

Inspirim nga Instagrami: Shtatë kombinime të efektshme për dimër

Çizmet, xhinset, pallto e ngrohtë apo xhaketë me pupla, shall XXL dhe kapela e preferuar? Kjo është përafërsisht ai imazh të cilin dimrit rrallëherë e ndryshojmë.

Merren parasysh xhemperët, bluzat dhe këmishët, mbase xhaketë kadifeje apo mëndafshi, ndonjëherë edhe fund të leshtë, mirëpo gjithsesi: repertori është pak a shumë i njëjtë, transmeton Telegrafi.

Ja si e bëjnë këtë ekspertët e modës:

1

Bëni bashkë xhaketën me pupla dhe çizmet me taka dhe fundin me print klasik dimëror, shumë shik dhe të guximshëm njëkohësisht.

2

Ndërtoni kombinimin klasik të ngjyrës së zezë me të bardhen, me këpucë me taka dhe me print animal.

3

Cila është trikoja juaj e preferuar për këtë sezon: ponço, xhemper apo kardigan? Seksi, të rehatshme dhe të ngrohta njëkohësisht.

4

Jetoni jetën me kombinime ngjyra të errëta, aq më parë dimrit preferoni variantin all black. Për efekt të bukur le të jetë kjo aksesor nga lëkura e bardhë.

5

Tregoni dozë guximi duke kombinuar mëndafshin me xhinset dhe pallton nga printet animale.

6

Xhaketa bomber na arrijnë edhe në modele diç më të gjata, sikur këto xhaketa ngjyrë roze. Ngjyrat e errëta dhe rozë janë ngjyra të preferuara dimri, ndërkaq ju vishni bashkë me çizmet XXL, xhemper-fustane dhe xhaketë.

7

Edhe një variant ngjyrë të zezë, mirëpo të hapur mrekullisht me nuanca të buta bezhë dhe rozë. Xhemper me grykë të mbyllur do t’ju bëjnë elegante. /Telegrafi/