LAJMI I FUNDIT:

Inspektorët e Malishevës në aksion për zbatimin e urdhëresës për mbylljen e lokaleve në ora 23:00

Inspektorët e Malishevës në aksion për zbatimin e urdhëresës për mbylljen e lokaleve në ora 23:00

Njëra nga masat parandaluese për mbrojtje nga virusi korona (COVID-19), është edhe mbyllja e lokaleve hoteliere në ora 23:00, dhe me qëllim të zbatimit të kësaj mase, inspektorët komunal të Malishevës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës, gjatë natës së mbrëmshme, i kanë vizituar të gjitha lokalet hoteliere dhe i kanë njoftuar pronarët lidhur me masën, si dhe i kanë urdhëruar t’i mbyllin ato.

Në njoftimin për media thuhet se shumica prej tyre ishin të njoftuar dhe e kanë zbatuar këtë masë.

Drejtori i Inspektoratit, Dibran Kastrati, së bashku me inspektorët dhe zyrtarët policor, i kanë inspektuar të gjitha lokalet hoteliere në qytetin e Malishevës dhe në disa vendbanime tjera, dhe në të gjitha rastet i kanë informuar pronarët për masën parandaluese që duhet ta zbatojnë.

Kastrati, ka bërë të ditur, se “inspektorati komunal do të jenë në shërbim 24 orë në ditë dhe pas paralajmërimeve të shpërndara, të gjithë ata që nuk i zbatojnë masat për mbrojtjen e shëndetit publik, do të gjobiten sipas ligjeve në fuqi”.

Në njoftim thuhet se Inspektorati komunal i Malishevës, është urdhëruar nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, për zbatimin në përpikëri të të gjitha masave parandaluese për mbrojtje nga COVID-19, të cilat i ka ndërmarrë qeveria dhe organet përgjegjëse shëndetësore në vend, dhe sipas masave të parapara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për të mbrojtur nga ky virus, i cili është shpallur pandemi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori