Drejtori për Punë Inspektuese në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka bërë me dije se kjo drejtori, gjegjësisht inspektorët e tregut sanitarë dhe inspektorët e veterinarisë kanë kryer inspektim në disa markete në qytetin e Gjakovës, me qëllim të mbikëqyrjes së cilësisë së produkteve ushqimore.
Dhe si rezultat i këtij inspektimi, ai ka treguar se janë larguar nga tregu deri më tani 500 kilogramë produkte ushqimore që nuk kanë plotësuar kushtet për konsum, thuhet në njoftim.
“Drejtoria për Punë Inspektuese në Gjakovë ka ndërmarrë një aksion të radhës në disa veprimtari ekonomike të tregtisë. Inspektorët e tregut sanitarë dhe inspektorë të veterinarisë kanë kryer inspektim në disa markete në qytetin e Gjakovës, me qellim të mbikëqyrjes së cilësisë së produkteve ushqimore. Dhe si rezultat i këtij inspektimi, janë larguar nga tregu deri më tani 500 kilogramë produkte ushqimore që nuk kanë plotësuar kushtet për konsum”, ka thënë Hoxha.
Ai po ashtu ka treguar se në kuadër të këtij inspektimi janë vërejtur parregullsi sa i përket çmimeve dhe deklaracioneve të produkteve ushqimore.
“Për këto parregullsi inspektorët kanë shqiptuar gjoba të parapara me ligjin në fuqi. Mbrojtja e konsumatorit do të jetë prioritet i Drejtorisë për Punë Inspektuese”, ka thënë Fazli Hoxha, drejtor për Punë Inspektuese në Gjakovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo zhvillohet ngjarja e Bitcoinit që ndodh një herë në katër vjet
Kush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Sa afër jemi nga kryerja e pagesave me kriptovaluta
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel