LAJMI I FUNDIT:

Inskenon rrëmbimin e vet

Inskenon rrëmbimin e vet

Indiani 22-vjeçar, Pawan Verma, i mësuar të jetojë në luks, ka inskenuar rrëmbimin e vet, për të kërkuar nga prindërit e tij 40.000 dollarë për të paguar një udhëtim drejt Macau-s.

Mirëpo, në vend se të shkonte në qytetin kinez të bixhozit, ky i ri ka përfunduar prapa grilave të burgut – pasi është arrestuar nga policia indiane në një qendër tregtare, në New Delhi, ku ishte planifikuar të merrte çantën me paratë – që prindërit e tij duhej t’ia paguanin “rrëmbyesve”.

“E dashura e tij dëshironte që ata të festonin pritjen e Vitit të Ri në Macau. Ai ka dashur t’ia plotësonte dëshirën, mirëpo nuk kishte pasur para të mjaftueshme për këtë udhëtim”, ka bërë të ditur një polic për Hindustan Times.

Për shkak të jetës së shthurur, Verma u ka borxh klubeve të ndryshme të natës 18.000 dollarë – ndërsa policia ka thënë se tashmë babai i tij duhet të vendosë nëse dëshiron të hedhë në gjyq të birin e tij. /Telegrafi/