LAJMI I FUNDIT:

Ingram&Vendors Networking #2: Bashkimi i më se 100 ekspertëve të teknologjisë informatike për të formësuar të ardhmen e sistemeve kompjuterike

Ingram&Vendors Networking #2: Bashkimi i më se 100 ekspertëve të teknologjisë informatike për të formësuar të ardhmen e sistemeve kompjuterike
INGRAM

Konferencë e 2-të e ,,Rrjeti i Ingramit dhe shitësve” : Bashkimi i më se 100 ekspertëve të teknologjisë informatike (TI) për të formësuar të ardhmen e sistemeve kompjuterike

Konferenca e dytë vjetore e “Rrjetit të Ingramit dhe shitësve “, e cila ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm, mblodhi rreth vetes më se 100 specialistë të teknologjisë informatike nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova në qytetin e Ohrit në Maqedoni. Gjatë konferencës dyditore, ekspertët shkëmbyen pikëpamjet e tyre rreth prurjeve të reja, me temat kryesore, duke përfshirë arkitekturat e reja për sigurinë kibernetike, softuerin e shantazhit (ransomuer), virtualizimin që shtyn industrinë e TI-së drejt një kufiri më bashkëpunues dhe novator.

Tashmë 35 vjet, Ingram Mikro është shembull në udhëheqjen e teknologjisë dhe logjistikës, duke qenë në radhët e para të zhvendosjes së kufijve ndërmjet të mundurës dhe të pamundurës. Konferenca tregoi përkushtimin e shtuar të Ingram Mikro-s për kultivimin e fuqisë punëtore të aftë e të arsimuar përmes qendrës së saj të autorizuar për trajnim, duke lidhur partneritete me shitësit më të mëdhenj të TI-së.

Filip Siljanovski, Menaxher vendi për Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri u shprehu mirënjohje partnerëve dhe klientëve në deklaratën e tij, ,,Ne, në Ingram Mikro, jemi arkitektët e ndryshimit. Pamja është e gjerë, por ngjitja është ajo që na bën ata që jemi.”

INGRAM

Nuk do të ishte kjo ngjarje pa ekipin përfaqësues të këtyre shitësve. Sonja Nikollovska Evtimovska, Menaxhere e shitjes dhe Ivana Sërbinovska, Menaxhere produkti ishin njerëzit që u kujdesën për realizimin e kësaj ngjarje. “Misioni ynë është që të krijojmë një platformë ku shitësit e TI-së do të mund të ndajnë përvojat e tyre dhe mundësitë  me klientët, si dhe me partnerët e TI-së. Bota e teknologjisë është një botë dinamike dhe ajo ka nevojë për rrjedhjen e vazhdueshme të informacionit që ndryshimi të ndodhë” thotë Sonja Nikolovska Evtimovska dhe Ivana Sërbinovska shton “Ne kemi për synim të sigurojmë një terren të pasur mësimor, duke u përqendruar në inovacionin dhe shkathtësitë. Prandaj, Qendra jonë e trajnimit, e udhëhequr nga ekspertë të fushës shërben si fanar ndriçues të përsosmërisë arsimore, duke i përgatitur individët për sfidat e së nesërmes”.

Petar Markota, Inxhinier ekspert për siguri në Çek Point, u zhyt në metodologjitë përparimtare të O365 Sigurisë së Emailit. Zbulimi i tij theksoi vizionin largpamës në trajtimin e çështjeve të sigurisë së emailit. “Në Çek Point, objektivi nuk ka të bëjë vetëm me zgjidhjen e problemeve, por ka të bëjë me zgjidhjet pioniere që u qëndrojnë përpara kërcënimeve të mundshme kibernetike,”  përcolli Markota, nga Çek Point „O365 Siguria e Emailit – E rizbuluar“.

INGRAM

Dragan Iliq, duke i mishëruar njohuritë e begatshme si Menaxher i lartë teknik i llogarive nga ,,Viem uer’’, ua sqaroi pjesëmarrësve horizontin e rrjetit dhe sigurisë nëpërmjet Viem uer NSX-it. “Ne nuk  e ndërtojmë vetëm teknologjinë, ne e thurim strukturën e sigurisë së rrjetit për gjenerata e ardhme e cila harmonizohet me kërkesat e shtuara organizative,” u shpreh Iliq, nga Viem uer „Viem uer NSX – Gjenerata e ardhme SDN dhe Platforma e sigurisë“.

Inxhinieri i sistemit, Nemanja Pejiq projektoi narrativin bindës të kërcënimit të vërtetë të ‘’ransomuerit’’ dhe rolit kyç të ,,Viemit’’ për nxitjen e digave të rezistueshme. “Në epokën kur të dhënat janë kyçe, sigurimi i paprekshmërisë së tyre kundër ransomuerit është thelbi i qëndrueshmërisë operacionale,” pohoi Pejiq, nga Viem „Mbrojtja Viem kundër ransomuerit“

Reinër Shmitsberger, Konsulent i zgjidhjeve në Hitaçi, shpalosi sinergjinë midis rezistueshmërisë së të dhënave dhe qëndrueshmërisë, duke folur për bindjen teknologjike. “Me çdo hap drejt rezistueshmërisë së të dhënave, nisemi për një udhëtim teknologjik që mohon kompromiset,” shpjegoi Shmitsberger, nga Hitaçi „REZISTUESHMËRIA E TË DHËNAVE dhe QËNDRUESHMËRIA pa kompromise“.

Teodora Ralova, Menaxhere e llogarive të partneritetit në Fuxhicu, udhëtonte nëpër paradigmat thelbësore të ballafaqimit me sfidat moderne. “Fuxhicu nuk ka të bëjë vetëm me lundrimin në stuhinë e sfidave moderne, por ka të bëjë me orkestrimin e një udhëtimi të zbulimit në territoret e pashkelura të mundësive,” sqaroi Ralova, nga Fuxhicu “Paradigmat novatore për lundrimin e sfidave moderne.”

Mikolaj Pigon, Menaxher i llogarive të territorit në Forcepoint, tregoi se si Forcepoint ONE është i rëndësishëm në përshpejtimin e sigurt të shpejtësisë së biznesit. “Në ekspeditën drejt suksesit afarist , përqafimi i shpejtësisë së drejtuar në siguri nuk është opsion, por është një parakusht,” theksoi Pigon-i, nga Forcepoint, „Përshpejtim i sigurt i shpejtësisë së biznesit me Forcepoint ONE“

Me një finesë rreth sigurisë kibernetike, Sllobodan Milidrag theksoi thelbin e përforcimit të pronës digjitale kundër sulmeve kibernetike. “Si arkitektë të mbrojtjes digjitale, ne kërkojmë që ta shndërrojmë cenueshmërinë në fuqi, duke siguruar një bastion sigurie në fushën digjitale,” sqaroi Milidragu i cili foli rreth Raduerit për përforcimin e ueb-aplikacioneve, aplikacioneve të celularëve dhe aplikacioneve kundër sulmeve kibernetike.

Konferenca e dytë e “Rrjetit të Ingramit dhe shitësve” jo vetëm që nxiti platformën e fuqishme për shkëmbimin e njohurive, por edhe forcoi traditën e dialogut vjetor në mesin e ekspertëve të TI-së, duke lëvizur industrinë drejt një të ardhme më bashkëpunuese dhe novatore.

INGRAM
Artikull i sponzorizuar