Influenceri provon hamburgerin 20 € në restorantin e Gordon Ramsay - befasohet nga një detaj

Influenceri italian, Lorenzo Biagetti, vizitoi restorantin e famshëm të kuzhinierit Gordon Ramsay në Londër dhe provuar një hamburger me çmim 20 eurosh. Përvoja e tij, megjithëse luksoze, nuk kaloi pa befasi.
Së pari, Biagetti u befasua nga madhësia e hamburgerit, i cili rezultoi më i vogël se dora e tij.
@biagiotrippadvisor Provo locali dei personaggi famosi ep. 6 Gordon Ramsey sarà stato all’altezza delle aspettative? Voi cosa ne pensate? #gordonramsay #ristorante #fyp #hamburger #food ♬ Rock and Roll Session - Canal Records JP
Megjithatë, shija nuk zhgënjeu - mishi ishte i butë, i lëmuar dhe i pjekur saktë, duke ofruar një kombinim perfekt të aromave autentike.
Por, detaji që e la më së shumti pa fjalë influencerin ishin patatet e skuqura. ‘Krokante’, me ngjyrë të artë dhe një nuancë të lehtë të tymosur, ato i dhanë vaktit atë “prekje” karakteristike të kuzhinierit të njohur.
Megjithë çmimin e lartë dhe pjesën e vogël, Biagetti tha se përvoja e vërtetë qëndron te cilësia e përbërësve dhe vëmendja ndaj detajeve, që e dallojnë një restorant të nivelit botëror si ai i Gordon Ramsay. /Telegrafi/






































