Inflacioni i perceptuar nga konsumatorët në Gjermani është tri herë më i lartë se inflacioni real. Po cilat janë shkaqet e këtij perceptimi?
Sipas një studimi nga kompanisë së sigurimeve Allianz Trade, norma e inflacionit e perceptuar nga njerëzit në Gjermani ishte 18 për qind në maj – pothuajse tri herë më e lartë se norma zyrtare e inflacionit prej 6.1 për qind.
Në përgjithësi, inflacioni konsiderohet më i lartë se inflacioni i matur zyrtar, thuhej në analizë. Megjithatë, dinamika aktuale e inflacionit ka zgjeruar hendekun midis inflacionit të perceptuar dhe atij aktual.
“Një hendek i madh midis inflacionit të perceptuar dhe atij real ekziston veçanërisht në Gjermani”, thotë Jasmin Greschl nga Allianz Trade.
Në Eurozonë në tërësi, këto dy vlera dallojnë me rreth nëntë pikë përqindjeje, ndërsa në Gjermani me rreth njëmbëdhjetë.
“Kështu që diferenca luan një rol të rëndësishëm për ekonominë dhe kompanitë, si dhe për politikën e normave të interesit”, shton ai.
Blerjet e përditshme formojnë perceptimin
Ekspertët hulumtuan edhe arsyet e një ndryshimi kaq të madh, i cili ka ndikim në përbërjen e një shporte tipike blerjeje dhe sjelljen aktuale të konsumatorëve.
Për rrjedhojë, konsumatorët i kushtojnë më shumë vëmendje ndryshimeve në çmimet e produkteve që blejnë shpesh, si ushqimet dhe pijet, karburantet apo artikuj të tjerë.
“Nëse këto çmime rriten mbi mesataren në supermarkete dhe pika karburantesh, njerëzit janë të prirë të mendojnë se inflacioni është shumë më i lartë”, thekson Allianz Trade.
Në muajin maj, sipas Zyrës Federale të Statistikave, çmimet e ushqimeve në Gjermani u rritën me 14.9 për qind krahasuar me një vit më parë, pra çmimet e ushqimeve tani janë shkaktari kryesor i inflacionit të lartë.
Aspektet psikologjike
Mirëpo aspektet psikologjike, dallimet demografike dhe rajonale, si dhe sjellja individuale e konsumatorit, mund të çojnë në vlerësimin e rritjes së çmimeve nga konsumatorët ndryshe nga matjet zyrtare.
Siç vënë në dukje ekspertët, njerëzit në perceptimin e tyre fokusohen në raste veçanërisht të rëndësishme të rritjes së çmimeve. Në anën tjetër, çmimet stabile apo ato që ulen zakonisht nuk vihen re fare, gjë që krijon një pamje të shtrembëruar dhe një mospërputhje të madhe midis inflacionit të perceptuar dhe atij aktual.
Për më tepër, normat e inflacionit mund të ndryshojnë sipas rajonit apo qytetit dhe vendit ku jetohet. Matjet zyrtare bazohen në mesataret kombëtare ose rajonale, të cilat mund të mos pasqyrojnë me saktësi situatën në terren, theksojnë autorët. Ndërsa njerëzit i vërejnë gati gjithmonë vetëm ato në vendin ku jetojnë.
Normat e inflacionit në BE
Normat zyrtare të inflacionit kohët e fundit kanë ndryshuar dukshëm brenda Bashkimit Evropian. Në maj, dallimet shkonin nga 2.8 për qind në Greqi deri në 21.5 për qind në Hungari. Në Austrinë fqinje, inflacioni ishte në maj 8.8 për qind, pra më i lartë se në Gjermani me 6.1 për qind dhe Zvicër me 2.2 për qind.
“Faktorët kryesorë të inflacionit janë afërsia gjeografike me Rusinë, varësia nga importet e energjisë dhe ushqimeve, ndërhyrja e shtetit për uljen e çmimeve individuale dhe fuqia e monedhës përkatëse”, shpjegon Greschl.
Në Gjermani, të gjithë faktorët që ndikojnë në normën e inflacionit janë aktivë: varësia e lartë nga importet e energjisë nga Rusia ka shkaktuar një rritje të madhe të faturave të energjisë. Qeveria federale e kundërshtoi këtë duke ulur çmimin e energjisë elektrike dhe gazit.
Në Eurozonë në tërësi, euro e dobët ka rritur inflacionin, pasi mallrat e tregtuara në dollarë, si nafta dhe gazi, janë bërë më të shtrenjta. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës