LAJMI I FUNDIT:

Infermierja njujorkeze u bë personi i parë që u vaksinua kundër COVID-19 në SHBA

Infermierja njujorkeze u bë personi i parë që u vaksinua kundër COVID-19 në SHBA

Një infermiere e kujdesit kritik ishte personi i parë në New York dhe ndër njerëzit e parë në Shtetet e Bashkuara që morën një vaksinë të coronavirusit të autorizuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, raporton cnn.

Sandra Lindsay, një infermiere e ICU në Qendrën Mjekësore Çifute në Long Island në Queens, New York City, mori vaksinën rreth orës 9:20 të mëngjesit të së Hënës, transmeton Telegrafi.

Ajo tha se goditja nuk ndihej ndryshe nga çdo vaksinë tjetër. “Jam mirë. Do të doja të falënderoja të gjithë punëtorët e vijës së frontit dhe të gjithë kolegët e mi … duke bërë punën e tyre gjatë kësaj pandemie në të gjithë botën”, tha ajo.


“Ndihem me shpresë sot, e lehtësuar. Shpresoj se kjo shënon fillimin e fundit të një kohe shumë të dhimbshme”, shtoi infermierja.

Njerëzit në një pjesë të vogël të vendeve të tjera, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, kanë marrë vaksinën Pfizer-BioNTech pasi qeveritë e tyre miratuan përdorimin e saj më herët.

Përveç kësaj, 21,720 njerëz e morën tashmë këtë vaksinë si pjesë e provave të Fazës 3 që testuan efikasitetin e saj.

Akoma, Lindsay është personi i parë që ka marr një vaksinë tani që FDA e miratoi atë për përdorim urgjent dhe Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhanë OK për t’u administruar tek njerëzit 16 e më të vjetër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Kalo në kategori