Infeksioni që është i vështirë të shmanget, por që çon në sterilitet
Simptomat e rrezikshme të mikoplazmës nuk bën të injorohen
Mijëra raste të të sëmurëve nga mikoplazma që janë zbuluar në Angli, gjatë vitit të kaluar janë shenjë për alarm në qarqet gjinekologjike.
Para shtatë vjetësh, kur konstatuan që ky infeksion transmetohet me marrëdhënie seksuale apo me kontakt shumë intim, ka pasur vetëm 79 pacientë.
Deri vonë, bakteri Mycoplasma genitalium shumë shpesh diagnostikohej gabimisht dhe trajtohej si klamidia. Kjo çoi në krijimin e rezistencës së këtij bakteri ndaj antibiotikëve, transmeton Telegrafi.
Shumë njerëz tani e kanë këtë virus, por nuk kanë kurrfarë simptomash, andaj është e lehtë ta transmetojnë edhe te të tjerët. Rreziku fshihet dhe mund të çojë deri në sterilitet.
Pos marrëdhënieve seksuale, është e mundshme që të transmetohet edhe me peshqir, kontakt me rrobat e të tjerëve, në solariume.
Simptomat përfshijnë dhembje ose ndjenjë acarimi në pesën e poshtme të stomakut, dhembje gjatë marrëdhënieve intime, por edhe shtim i sekretit vagjinal.
Thumbja dhe urinimi i shpeshtë janë arsyeja pse shpesh e ngatërrojmë këtë infeksion me inflamacionin e fshikëzës.
Tek meshkujt ka rrjedhje nga uretra dhe rrjedhje purulente nga penisi, si dhe skuqje. Infeksioni është shumë i rrezikshëm pasi mund të kalojë pa simptoma të rënda dhe shkakton ngjitje dhe ngushtim të tubave fallopiane. Ato mbeten të depërtueshme ndaj lëngjeve, domethënë kontrastit gjatë imazhit, dhe megjithatë janë jofunksionale – ndodh steriliteti.
Diagnoza vendoset në bazë të një njollosjeje të qafës së mitrës dhe interpretimi i rezultateve është më i vështiri sepse këto baktere janë pjesë e florës normale gjenitale. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë
Stina e pranverës dhe shtatzënia
Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Revyja më e pabesueshme në Javën e Modës në Paris: Modelet mbanin fustane të kthyera poshtë
Metodat e gjysheve për zbulimin e gjinisë së foshnjës
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë