LAJMI I FUNDIT:

India po përballet me krizën më të madhe të ujit në historinë e saj

India po përballet me krizën më të madhe të ujit në historinë e saj

Mungesa e ujit nuk është diçka e pazakontë e sidomos në vendet e botës të cilat janë në zhvillim. Shembull konkret konsiderohet edhe Kina e cila mban 7% të burimeve ujore në botë, por përdor 16% të ujit të planetit.

Ndërsa, India po përballet me krizën më të madhe të ujit në historinë e saj.


Rreth 600 milionë njerëz vuajnë nga mungesa e ujit. Raporti i Niti Aayog, i cili bazohet nga të dhënat e 24 qytete në Indi, thotë se kriza “vetëm do të përkeqësohet” në vitet në vijim.

Gjithashtu paralajmërohet se 21 qytete nuk do të kenë ujëra nëntokësore deri në vitin 2020 pavarësisht kërkesës në rritje.

Kjo gjithashtu do të kërcënonte sigurinë e ushqimit pasi që 80% e ujit përdoret në bujqësi. Zona rurale gjithashtu janë të prekura nga mungesa e ujit të pijshëm.

Rreth 200,000 indianë vdesin çdo vit, sepse nuk kanë qasje në ujë të pijshëm.

Shumë prej tyre mbështeten tek furnizmi me ujë tek privatët ose çisternat që paguhen nga qeveria.

Radhët e gjata të njerëzve që presin të marrin ujë nga cisternat apo çezmat publike janë një pamje e zakonshme në lagjet e varfra indiane.

Një projekt për të pastruar lumin Ganga, i cili rrjedh përmes 11 shteteve është vlerësuar të kushtojë 1 trilion rupees ($ 15000000000). Projekti pritet të gjenerojë rreth 10 miliard litra në ditë në kapacitet shtesë të trajtimit mbi 10 deri në 15 vitet e ardhshme.

India ka nevojë për 13.5 trilion rupees (220 miliard USD $) të investimeve në furnizimin me ujë dhe kanalizimeve urbane gjatë 20 viteve të ardhshme, dhe kjo krijon një mundësi të madhe për lojtarët në industrinë e ujit, sipas Credit Swisse./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori