Shqipëria renditet e 71-a nga 126 shtete, në Indeksin e Sundimit të Ligjit 2018-2019, të publikuar nga “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqipëria merr 0.51 pikë, e pandryshuar në raport me një vit më parë (zero është vlerësimi më i ulët dhe 1 është më i lartë).
Më këtë vlerësim, Shqipëria përfshihet në zonën e verdhë, me zbatim të dobët të ligjeve, në të njëjtën nivel me disa vende të tjera të Ballkanit, Azisë jugore dhe Amerikës së Jugut.
Indeksi mat zbatimin e ligjeve në praktikë, përmes sondazheve me popullatën dhe pyetësorëve të kualifikuar, duke dhënë informacion origjinal që reflekton eksperiencën dhe perceptimin e publikut të përgjithshëm, në 126 vende. Raporti thekson se zbatimi efektiv i ligjit redukton korrupsionin, lufton varfërinë dhe sëmundjet dhe i mbron njerëzit nga padrejtësitë e mëdha dhe të vogla.
Vendi ynë e ka treguesin e përgjithshëm të zbatimit të ligjit pak më mirë sesa Serbia (që është në vend të 78). Qeverisje më të fortë ka Maqedonia (në vend të 56), Bosnja është në vend të 60.
Shqipëria ka një renditje tepër negative në treguesin e korrupsionit, ku është në vendin e 103 nga 126 vendet (duke u përkeqësuar në raport me një vit më parë kur ishte në vend të 93), me 0.35 pikë, duke e përfshirë atë në listën e 25 vendeve më të korruptuara në botë, me shtete si Nigeria, Moldavia, Ukraina, Venezuela, Pakistani, Afganistani, Bolivia, Meksika etj.
Shqipëria perceptohet që ka korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon. Bosnja është në vend të 72, Maqedonia në vend të 62, Serbia në vend të 73.
Edhe zbatimi i rregulloreve ka një renditje negative, në vend të 97, edhe ky i përkeqësuar nga një vit më parë, së bashku me të drejtën civile, ku jemi në vend të 100.
Rendi dhe siguria në vendin e 31, janë treguesi ku renditemi më mirë, me një përmirësim të dukshëm nga një vit më parë, e ndjekur nga të drejtat themelore, në vendin e 49. Për treguesin e kufizimit në fuqinë e qeverisë, Shqipëria renditet në vend të 79. Për qeverinë e hapur është në vend të 77.
Tre shtetet me ecurinë më të mirë në raportin e 2018-2019 ishin Danimarka (1), Norvegjia (2), dhe Finlanda (3); tre të fundit janë Kongo (124), Kamboxhia (125), dhe Venezuela (126). Tre më të mirët nuk kanë ndryshuar në krahasim me indeksin e vitit të mëparshëm. /Monitor/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës