Jusuf Enuzi-Koka është dënuar me 4 muaj burg për incidentin te sheshi “Skënderbeu”.

Ai tani është lëshuar në burg shtëpiak deri sa të bëhet i plotfuqishëm vendimi i shkallës së parë.


Informacionin për TV21 e kanë konfirmuar anëtarë të familjes Koka.

Ai qëndroi 8 ditë në paraburgim, derisa ndaj tij ishte ngritur padi penale për nxitje të rrezikimit të përgjithshëm.

Kujtojmë se Koka ishte duke mbrojtur pronën e tij private nga protestuesit te cilët zhvilluan disa ditë radhazi protesta kundër miratimit të propozimit francez nga Kuvendi i Maqedonisë.

Ditën kur Koka u privua nga liria dhe kaloi në paraburgim, protestuesit hodhën gurë, shishe qelqi dhe gjësende të forta në sheshin "Skënderbeu" në Shkup, me ç'rast dëmtuan edhe disa prona private.