LAJMI I FUNDIT:

Inaugurohet kompleksi “Baza e parë e UÇK-së”

Inaugurohet kompleksi “Baza e parë e UÇK-së”

Në Lladoc të Podujevës është inauguruar kompleksi memorial “Baza e parë e UÇK-së”.

Me këtë rast është zbuluar edhe përmendorja e katër dëshmorëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci.


Ceremonia e inaugurimit është mbajtur në Ditën e Dëshmorëve të Zonës Operative të Llapit.

Folësit në këtë inaugurim kanë vlerësuar lart veprën e heronjve.

“Baza e parë e UÇK-së” është ndërtuar në shtëpinë e dëshmorit Hakif Zejnullahu dhe është financuar nga Qeveria e Kosovës.

Hakif Zejnullahu ka rënë më 31 janar të vitit 1997 në fshatin Pestovë të Vushtrrisë së bashku me Zahir Pajazitin dhe Edmond Hoxhën. /KP/