Inaugurimi i Trump, Julian Deda me “ftesën” më interesante në rrjetet sociale (Foto)

Aktori i njohur i humorit, Julian Deda, është shumë i pëlqyer nga publiku për humorin e tij.
Shpesh ai ndan me ndjekësit e tij në rrjetet sociale fotografi dhe video qesharake, me anë të të cilëve tërheq edhe më shumë fansa.
Së fundmi, ai ka publikuar një imazh në llogarinë personale në Instagram, përmes së cilës ka shfaqur shakanë e radhës.
Në fotografi shfaqet një letër si ‘ftesë’, kinse është ftuar për të qenë pjesë e ceremonisë së Donald Trumpit.
Aktori i njohur ka shkruar me shaka se është ftuar për të qenë pjesë e kësaj ceremonie, por heziton të shkojë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/01/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































































