Përurohet sheshi “Rexhep Luci”, Rama: Ky është transformimi ynë, një Prishtinë përtej

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në përurimin e sheshit "Rexhep Luci".
Në përvjetorin e vrasjes së arkitektit të njohur, është bërë edhe inaugurimi i pllakës përkujtimore për Rexhep Lucin.
Kurse, sheshi që dikur bllokohej nga veturat, tash është transformuar tërësisht.
Rama ka thënë se ëndrra e arkitektit Luci po bëhet realitet, duke shtuar se qyteti nuk ndërtohet për beton, por për jetë.
"Sot, inauguruam sheshin “Rexhep Luci” dhe zbuluam pllakën përkujtimore në nder të arkitektit, emrin e të cilit mban sheshi. Ëndrra e arkitektit që i dha shpirt Prishtinës po bëhet realitet: qyteti nuk ndërtohet për beton, por për jetë", ka shkruar Rama.
Ai theksoi se ky është transformimi i qytetit.
"Ky është transformimi ynë, një Prishtinë që ecën PËRTEJ", ka shkruar Rama.



















































