Porto Riko është goditur sot nga uragani Maria, i cili tashmë ka prekur edhe ishujt e Karaibeve.

Konsiderohet si uragani më i fortë që ka goditur Porto Rikon në 85 vitet e fundit, transmeton Telegrafi.


Ky uragan krijon erëra të forta që lëvizin me shpejtësi prej 300 kilometra në orë, të cilat kanë shkatërruar pothuajse gjithçka që i ka dal përpara.

“Është shkatërrim i paparë”, ka deklaruar Carlos Mercades, zëdhënësi i guvernatorit të Porto Rikos.

“Pas këtij uragani, Porto Riko nuk do ta ketë më infrastrukturën e njëjtë”, ka shtuar ai.

Imazhet e publikuara më poshtë flasin më së miri për dëmet që i ka shkaktuar ky uragan. /Telegrafi/

1 425

2 153

3 124

4 97

5 80

6 70

7 60

8 53

9 52

10 44

11 46

12 35

13 29