LAJMI I FUNDIT:

Imazhe rrëqethëse nga spitali i Detroitit, trupat e pajetë mblidhen nëpër dhoma

Imazhe rrëqethëse nga spitali i Detroitit, trupat e pajetë mblidhen nëpër dhoma

Fotografitë e shkrepura nga punonjësit e spitalit Sinai-Grace në Detroit, shfaqin trupat e pajetë që mblidhen dhe ruhen nëpër hapësira të ndryshme të spitaleve, që më pas të dërgohen nëpër frigoriferë gjigant që janë të parkuar pranë spitaleve.

Dy punonjës të ndihmës së shpejtë konfirmojnë se fotografitë janë të vërteta dhe janë shkrepur në spital në fillim të këtij muaji, gjatë një ndërrimi 12 orësh që punonjësit e përshkruajnë si të tmerrshëm, transmeton Telegrafi.

Gjatë një interviste dhënë për CNN, këta dy punonjës nën kushtet e anonimitetit kanë folur për brengat që i kanë për punonjësit shëndetësorë.

Dy burime kanë thënë për CNN, se të paktën një dhomë përdoret për ruajtjen e kufomave, pasi që personeli i morgut nuk punon gjatë natës edhe pse raportohet se tashmë në morg nuk ka hapësirë për kufoma tjera.

“E tëra çfarë di është se kemi mbetur pa shtretër për pacientë, pasi disa janë futur në këto dhoma për t’i vendosur trupat e pajetë”, ka deklaruar një punonjës i spitalit.

Në fotografi shihen dy trupa të pajetë të vendosur në shtrat njëri mbi tjetrin, kurse një trup tjetër është vendosur në karrige pranë tavolinës. Që të tre trupat janë mbuluar me qese të bardha të najlonit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Kalo në kategori