LAJMI I FUNDIT:

Ilaçi Remdesivir ende vetëm nëpër barnatore – spitalet rajonale me mungesë të kohëpaskohshme të barnave

Ilaçi Remdesivir ende vetëm nëpër barnatore – spitalet rajonale me mungesë të kohëpaskohshme të barnave

Ilaçi Remdesivir që shërben për trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus që e shkakton sëmundjen COVID-19, po vazhdon të blihet nga vetë pacientët, ndonëse që nga një shtatori, ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, ka aprovuar propozimin për zbatim të masave të veçanta për furnizim me këtë ilaç.

Por, arsyeja që ky ilaç ende nuk iu është ofruar pacientëve për trajtim është çmimi i lartë i ofertuesve, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Çmimi për një Remdesivir në muajin nëntor ka qenë nga 150 deri në 200 euro, dhe pacientët e kanë blerë vetë atë.


Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, tha për Radion Evropa e Lirë se fokusi kryesor gjatë këtij viti ka qenë që të furnizohen spitalet dhe nivelet e kujdesit parësor kryesish me terapi, të cilat janë në funksion të trajtimit të pacientëve me COVID-19 .

“Me qëllim të lehtësimit të procedurave për të siguruar terapi që kanë qenë të sugjeruara për pacientët me COVID-19, më 1 shtator ministri i Shëndetësisë ka aprovuar propozimin e një grupi profesional të AKPM-së, që në zbatim të masave të veçanta, AKPM-ja të lëshojë licencën e importit pa autorizim të marketingut për produktet si Remdesivir, Faripiravir dhe Hidroklorokin. Ky aprovim është bërë që të vlejë për periudhën gjatë pandemisë deri në shfuqizimin e vendimeve të Qeverisë për masat e veçanta që janë në fuqi që nga marsi i këtij viti”, tha Hoti.

Ai tregon se cilat ilaçe kanë arritur t’i marrin këtë vit, jashtë listës esenciale, e të cilat kanë qenë të nevojshme për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

“Ministria ka arritur të sigurojë rreth 12 mijë copë të ilaçit, Favipiravir derisa Remdesivir ka pasur import, por ai është shitur në barnatore private dhe ende nuk ka arritur në sektorin publik. Kjo për shkak se në ofertat e shpallura nga MSH-ja ka pasur tejkalim të shumave të parapara. Pra, operatorët kanë aplikuar me çmime shumë të larta, ndërkohë që çmimi i këtij produkti ka rënë. Ndërkaq, sa i përket Hidroklorokinës ka qenë në dispozicion të pacientëve që nga fillimi i pandemisë’’, bëri të ditur Hoti.

Furnizimi me citostatikë, barna që shërbejnë për trajtimin e pacientëve me kancer, sipas drejtorit të Institutit Onkologjik, Ilir Kurtishi, ka qenë kryesisht stabil gjatë tërë vitit 2020. Ai tha se gjatë muajve qershor e korrik, kanë pasur mungesë të dy llojeve të ilaçeve, porse edhe ato tashmë janë plotësuar.

“Furnizimi ka qenë i mirë, stabil, ka pasur deri në 75 për qind. Dy muaj kemi pasur mungesë të dy lloje ilaçesh. Por, këta muajt e fundit furnizimi është edhe më i mirë. Pandemia ka ndikuar shumë pak në furnizim, pra vetëm në qershor dhe korrik ato dy lloje ilaçesh(kanë munguar). Por më pas është stabilizuar furnizimi dhe nuk kam ankesa sa i përket kësaj pike’’, tha Kurtishi.

Spitalet rajonale me mungesë të kohëpaskohshme të barnave

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahi, tha se kanë furnizim stabil me barna. Fluksi i madh i pacientëve ka bërë që mungesa e barnave të jetë evidente, pasi që nuk është paraparë një fluks i tillë kur është bërë planifikimi i furnizimit me barna.

“Ka kohë pas kohe mungesë, por është një fluks i madh i pacientëve. Pastaj janë shkëputur disa kontrata me operatorët ekonomikë që kanë qenë gjatë vitit. Tash po mundohemi të porosisim diçka, por jo sa kemi nevojë, pra nuk po mund t’i plotësojmë tërësisht(nevojat)’’, tha Hajrullahi.

Ndërkaq, në Spitalin e Prizrenit, drejtori Afrim Avdaj i tha Radios Evropa e Lirë se kërkesa më e madhe në këtë spital, ka qenë për oksigjen. Ai shton se furnizimi ka qenë stabil. Ndërkaq, sa i përket furnizimit me barnave thotë se i ka përmbushur nevojat bazike.

“Shumica e barnave kontraktohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar dhe jemi furnizuar relativisht mirë. Shumica e barnave për pacientët me COVID-19, kanë qenë antibiotikët, pra ato themelore, me të cilët është dashur t’i trajtojmë pacientët. E ato kanë qenë doza të caktuara për spitale dhe ajo(sasia) që na ka ardhur neve mund të them se nuk ka qenë e mjaftueshme , por ka qenë solide”.

“Ndërkaq, ajo që është kërkuar më së shumti ka qenë oksigjeni, dhe mund të them se ne, si Spital i Prizrenit, kemi qenë më së miri me furnizim, meqë kemi sistemin tonë të oksigjenit dhe e përdorim atë të lëngshëm’’, tha ai.

Edhe Spitali i Pejës kohë pas kohe është ballafaquar me mungesë të barnave, por drejtori i këtij spitali, Skender Dreshaj, tha se nuk është rrezikuar jeta e asnjë pacienti për mungesë barnash.

“Patologjia ka qenë e koncentruar për COVID-19, dhe kjo sëmundje nuk ka pasur ndonjë ilaç të veçantë. Shumicën e barnave i kemi pasur, si infuzione, Fraksiparinë e këto që janë në listë esenciale. Por, ka pasur mungesa gjatë këtij viti, e me të cilat pacientët janë furnizuar vetë. Por, ato ilaçe që kanë munguar për disa ditë – e që ka ndodhur katër-pesë ditë të ketë mungesë derisa jemi furnizuar – nuk është që e kanë rrezikuar ndonjë pacient, assesi’’, theksoi ai.

Ndërkaq, drejtori i Spitalit të Mitrovicës së Jugut, Sadik Fejza, nuk dha informata për spitalin që udhëheq, nëse pacientët kanë pasur ose jo barna për trajtim gjatë vitit 2020.

“Nuk kam kohë të flas me gazetarë, kam obligime e punë tjera’’, i tha ai Radios Evropa e Lirë.

Ndryshe, sipas Odës së Farmacistëve, qytetarët e Kosovës paguajnë 10 milionë euro në vit barna më shtrenjtë sesa qytetarët e vendeve të rajonit.

Kjo për shkak se në vend nuk ka unifikim të çmimit të barnave. Nëpër barnatore ku qytetarët i blejnë barnat për trajtim, ka laramani të çmimeve e që ka ndikuar që qytetarët të mos kërkojnë cilësi në shërbim të blerjes së barnave, por çmime më të lira.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori