Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka nisur një trajnim intensiv për diagnostikën e tuberkulozit, ku është përfshirë edhe Spitali i Pejës.

Ky trajnim po mbahet në Laboratorin Nacional Referent për Diagnostikë të Tuberkulozit (NRL/TB) nga 24 shkurt deri më 21 mars 2025 dhe synon rritjen e aftësive laboratorike për zbulimin dhe analizimin e Mycobacterium tuberculosis.


Pjesëmarrja e Pejës në trajnim

Në këtë program po merr pjesë edhe laboranti Alban Lajqi nga Spitali i Pejës, duke përfituar aftësi të avancuara në:

Përpunimin e mostrave për kulturë dhe analiza laboratorike

Kryerjen e baciloskopisë me metodën Ziehl-Neelsen

Përdorimin e teknologjisë GenExpert për diagnostikim të shpejtë dhe ndjeshmëri ndaj Rifampicinës

Zbatimin e masave të biosigurisë në laborator

Angazhimi i IKSHPK-së për përmirësimin e diagnostikës

Trajnimi po udhëhiqet nga ekspertët e IKSHPK-së, përfshirë Ass. Dr. Sci. Rrezarta Bajrami Halili, Xhevat Shkodrën dhe Shukrane Shehun. Ky trajnim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e diagnostikës laboratorike dhe sigurimin e një analize më të saktë dhe të besueshme të tuberkulozit në Kosovë.

IKSHPK mbetet i përkushtuar në zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe laboratorike për të garantuar një shëndet publik më të sigurt dhe më efikas./Telegrafi/