LAJMI I FUNDIT:

IKSHPK thotë se në Kosovë s’ka raste me Linë e Majmunëve – tregon simptomat dhe masat mbrojtëse

IKSHPK thotë se në Kosovë s’ka raste me Linë e Majmunëve – tregon simptomat dhe masat mbrojtëse

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka dalë me njoftim pasi që OBSH shpalli Mpox (dikur e quajtur Lija e Majmunëve), emergjencë globale për shëndetin publik.

IKSHPK ka thënë se në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë deri më tani me këtë sëmundje.

“MSh/IKSHPK njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se po e përcjell me vëmendje epidemiologjinë e mpox që nga paraqitja e rasteve të para sivjet në kontinentin e Afrikës. Në Republikën e Kosovës, nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë, sa i përket mpox dhe se nuk ka vend për panik, por për kujdes”, thuhet në njoftim.


IKSHPK ka shtuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me OBSH-në dhe ECDC-në, për vlerësimin e rrezikshmërisë dhe rekomandimeve për masat që duhet ndërmarrë për sëmundjen në fjalë.

OBSH shpall linë e majmunëve emergjencë globale
Lexo po ashtu OBSH shpall linë e majmunëve emergjencë globale

Mpox (dikur lija e majmunit) është një sëmundje virale që zakonisht bartet nga kafshët te njerëzit. Sëmundja shkaktohet nga virusi i lisë së majmunit  (MPXV), i cili është i pranishëm në disa kafshë të egra (brejtësit, qentë e egër, etj) në disa vende të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore.

“Simptomat e Mpox zakonisht shfaqen 6-13 ditë (deri në 21 ditë) pas infektimit. Manifestimet klinike të sëmundjes përfshijnë: Simptoma të përgjithshme, febrile (ethe, dhimbje koke, të dridhura, dobësi fizike, ënjtje të nyjeve limfatike), Skuqje të dallueshme (papulë) në lëkurë dhe plagë në mukozën (p.sh. në gojë, hundë, fyt ose traktin tretës), Dhimbje shpine dhe dhimbje muskujsh”, ka njoftuar IKSHPK.

Mpox bartet te njerëzit nga kontakti i ngushtë me kafshë ose njerëz të infektuar, ose duke prekur materiale të kontaminuara me viruse.

Ai hyn në trup përmes lëndimeve (shpesh të padukshme) ose plagëve në lëkurë ose në mukozë. Lija e majmunit mund të bartet nga një person te tjetri gjatë kontaktit seksual, kontakti i drejtpërdrejtë më lëngje trupore, lëkurën ose veshjet dhe çarçafët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

Lajme
“Vaksinat kanë mish derri, nuk e lejon feja” - debat i ashpër mes predikueses së fesë islame dhe mjekes

“Vaksinat kanë mish derri, nuk e lejon feja” - debat i ashpër mes predikueses së fesë islame dhe mjekes

Lajme
Veton Berisha: Me Kurtin kemi sqaruar paqartësitë e së kaluarës, shprehu vullnet për përfshirje në qeveri

Veton Berisha: Me Kurtin kemi sqaruar paqartësitë e së kaluarës, shprehu vullnet për përfshirje në qeveri

Politikë
“Humba kontrollin, jam gati të paguaj mëkatet e mia”, zbulohet letra që vrasësi u dërgoi prindërve të Ilaria Sulës

“Humba kontrollin, jam gati të paguaj mëkatet e mia”, zbulohet letra që vrasësi u dërgoi prindërve të Ilaria Sulës

Lajme
Hasani i prerë: Me asnjë çmim nuk e votoj Qeverinë e Albin Kurtit

Hasani i prerë: Me asnjë çmim nuk e votoj Qeverinë e Albin Kurtit

Lajme
Analistët: Pas refuzimit të LDK-së, Kurti mund të kthehet nga PDK-ja për formimin e Qeverisë

Analistët: Pas refuzimit të LDK-së, Kurti mund të kthehet nga PDK-ja për formimin e Qeverisë

Politikë
Kalo në kategori