LAJMI I FUNDIT:

IKSHPK: Po tentojmë të bëjmë matjen e imunitetit kolektiv në Kosovë

IKSHPK: Po tentojmë të bëjmë matjen e imunitetit kolektiv në Kosovë

Rritja e numrit të rasteve pozitive me COVID-19 tashmë e ka ndryshuar situatën epidemiologjike në Kosovë. Në Institutin Kombëtarë të Shëndetit Publik vlerësojnë se situata është përkeqësuar ndërsa paralajmërojnë shtimin e kapaciteteve të testimit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik vlerëson se situata epidemiologjike në Kosovë është rënduar ndërsa vazhdon intesivisht me testim dhe gjurmim të kontakteve të pacientëve pozitiv. Mirëpo sipas drejtorit Naser Ramadani janë rritur kapacitetet testuese.


“Do të bëjmë akoma zgjerimin e kapaciteteve testuese. Ne po e presim edhe aparaturën nga Banka botërore të hulumtimit sero epidemiologjik. Ne pos situatës aktuale të testimit dhe gjurmimit të rasteve në terren do të tentojmë ta matim edhe imunitetin kolektiv në Kosovë dhe të shohim sa është e mbuluar popullata kosovare me imunitetin e përgjithshëm”, deklaroi Naser Ramadani.

Se janë rritur kapacitetet e thotë edhe mikrobiologjia Donjeta Pllana.

‘’Edhe me aparatura qëndrojmë më mirë se herën e parë. Kemi marrë aparaturë shtesë që e ndihmojnë pjesën e parë të punës dhe organizohemi në mënyrë shumë më të mirë”, deklaroi Donjeta Pllana.

Përveç testimit në IKSHPK po bëhet vazhdimisht edhe gjurmimi i kontakteve .

“Personat që rezultojnë pozitiv thirren e  lajmërohen për rezultatin e tyre. Bëhet hulumtimi epidemiologjik i tyre dhe të gjitha të dhënat për qarkullimin e tyre , kontaktet që kanë pasur, mënyrën se si kanë marrë virusin, simptomat që kanë pasur etj.”, deklaroi Dafina Gexha.

IKSHPK apelon te qytetaret qe të vendoset maska, të mbahet distanca dhe të mbahet higjiena. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori