Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se nga analizat e 23 korrik del se uji i Pishinës së Gërmisë është brenda  standardeve.

IKSHPK e bëri këtë njoftim pas 'alarmit' të një ditë më parë, ku u tha se mostrat e marra më 19 korrik kishin rezultuar se nuk i përmbushin standardet e parapara për ujin e pishinave.


“Rezultatet e mostrave të ujit të pishinës së Germisë të marra më datë 23 korrik 2025 rezultojnë brenda rezultateve të parapara sipas rregullores për pishina. Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, ekipet e departamentit të Ekologjisë Humane/IKSHPK do të vazhdojnë me monitorimin e ujit për pije dhe ujit në pishinën e Gërmisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

r