LAJMI I FUNDIT:

Ikigai: Metoda japoneze për jetë të gjatë dhe të lumtur, pa stres, që të gjithë duhet ta praktikojnë

Ikigai: Metoda japoneze për jetë të gjatë dhe të lumtur, pa stres, që të gjithë duhet ta praktikojnë

Dëshira për të qenë të lumtur na bashkon të gjithëve dhe kërkimi i saj nuk njeh kufi

Siç e dini ka popullsi në botë që janë më të lumtur se të tjerat, të paktën sipas studimeve. Një prej tyre është edhe ajo japoneze, konkretisht banorët e ishullit Okinawa, të cilët kanë prezantuar popullin japonez (dhe tani gjithë botën) me metodën Ikigai.

Filozofia japoneze ka si synim të identifikojë kuptimin e ekzistencës sonë.


Termi zbërthehet në “iki” = jetë dhe “gai” = kuptim. Hector Garcia, bashkëautor i “The Ikigai Method. The secrets of Japanese philosophy for a long and happy life” ka rrëfyer se nuk asnjë teori si kjo në botë.

Baza e saj sipas librit dhe studiuesve fshihet te aftësia e secilit prej nesh që të identifikojë ikigai-n e tij mes balancës holistike që bën bashkë fizikun dhe shëndetin mendor. Në këtë filozofi, trupi dhe mendja punojnë si një e vetme.

Për të vërtetuar suksesin e kësaj metode, banorët e Okinawa, të cilët janë vëzhguar nga studiues, thuhet se jetojnë të lumtur pikërisht sepse kanë ndjekur dëshirat e tyre deri kur plaken me të njëjtën energji.

Kjo metodë, shmang ankthin dhe depresionin.

Si ta gjejmë Ikigai-n tonë?

Si fillim duhet të identifikosh 4 kategori aktivitetesh dhe të krijosh diagramin:

1. Aktivitete që do t’i bësh
2. Aktivitete që i duhen botës
3. Aktivitete që mund të paguhen
4. Aktivitete që di t’i bësh mirë

Duke e menduar dhe duke qenë i/e sinqertë me veten zgjidh aktivitete që i përkasin secilës kategori dhe në bazë të tyre filozofia Ikigai të ndihmon të rindërtosh jetën tënde, citon Anabel.

Gjithashtu, nuk duhet të lejosh veten të udhëhiqet nga paragjykimi ose faktorë të tjerë të jashtëm. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Asnjëherë mos i pastroni këto gjëra me uthull

Asnjëherë mos i pastroni këto gjëra me uthull

A e dini se...
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

A e dini se...
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Largoni njollat e yndyrës në mure me këto produkte shtëpiake

Largoni njollat e yndyrës në mure me këto produkte shtëpiake

A e dini se...
Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Çfarë të vizitosh
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Kalo në kategori