Njësiti i zjarrfikësve e kanë shpëtuar një burrë të paemëruar nga Hubei i Kinës, të cilit i ishte bllokuar dora në tualet, teksa përpiqej t’i kapte peshqit që i kishin ikur.

E tëra që dihet, është se peshqit ishin të gjallë dhe donte t’i përgatiste për drekë, ndërsa besohet se i kishte dërguar në banjë për t’ju larguar pjesët e brendshme dhe luspat, transmeton Telegrafi.


Fotografitë nga momentet e shpëtimit, e tregojnë atë të shtrirë në dysheme me dorën në guaskën e rrafshët, ndërsa në afërsi ka edhe disa peshq tjerë.

Pajisje të fuqishme dhe çekan të mëdhenj u shfrytëzuan për ta thyer hapësirën rreth guaskës, ndërsa raportohet se viktima nuk ka pësuar ndonjë lëndim. /Telegrafi/

I foto 2

I foto 3

I foto 4

I foto 5

I foto 6