LAJMI I FUNDIT:

​IKD kërkon transparencë në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të KPM-së

​IKD kërkon transparencë në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të KPM-së

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar lidhur me mungesën e transparencës dhe llogaridhënies në procesin e emërimit të kandidatëve për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM)

Në reagimin e IKD-së thuhet se Kuvendi i Kosovës dhe asnjë institucion publik nuk mund të thirret në procedurat e brendshme për të shkelur obligimet kushtetuese e ligjore dhe parimet që promovojnë transparencën dhe llogaridhënien.

“Në rastin konkret, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të respektojë obligimin kushtetues e ligjor që anëtarët e KPM të emërohen në procedura të hapura dhe transparente. Arsyetimi se komisionet ad hoc në përgjithësi nuk publikojnë njoftime për mbajtjen e seancave në faqen zyrtare bie në kundërshtim me kërkesën kushtetuese e ligjore që ky proces të jetë i hapur dhe transparent. Njëherit, nuk është i qëndrueshëm as argumenti i dhënë nga anëtarët e Komisionit ad hoc se transparenca është respektuar me vetë faktin se zgjedhja e komisionit ad hoc është bërë në procedurë plenare (publike). Shoqëria civile nuk është njoftuar për datat konkrete të emërimit dhe procesi ka dështuar të jetë transparent. Komisioni i Pavarur i Mediave është institucion që vepron në interesin publik ndaj edhe publiku ka të drejtë që të dijë se kush emërohet në këtë Komision dhe çfarë përfaqëson”, thuhet në reagimin e IKD-së.


IKD vlerëson se në mënyrë që publiku të këtë mundësi të monitorojë këtë proces duhet të ketë qasje në informacion që procedura te jetë transparente.

“Qasja në informacion është baza për të gjithë hapat pasues në përfshirjen e OSHC-ve në procesin e vendimmarrjes politike. Ofrimi i informacionit është niveli më i ulët i pjesëmarrjes, i cili zakonisht përbëhet nga një ofrim i njëanshëm i informacioneve nga autoritetet publike, e që në rastin konkret ka munguar informata nga ana e Kuvendit të Kosovës për zhvillimin e këtij procesi, duke ia pamundësuar shoqërisë civile monitorimin e të njëjtit”, thotë IKD.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) fton Kuvendin dhe institucionet publike që në pajtim me obligimet që ka Kosova në raport me Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim, të konsiderojë shoqërinë civile si partner për të promovuar vlerat e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë dhe të ndalen praktikat e emërimeve pa pjesëmarrjen aktive të shoqërisë civile.

“Mungesa e përfshirjes së monitorimit të shoqërisë civile në procese të tilla cenon rëndë besimin e publikut dhe ulë integritetin e procesit por edhe të kandidatëve në proces”, përfundon reagimi i IKD-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori