Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ndaj vendimit të Kryetarit të Komunës së Prishtinës për mbylljen e qarkullimit të mjeteve motorike në një pjesë të rrugëve “Rexhep Luci” dhe “Qamil Hoxha” si dhe në rrugët e rrugicat të cilat kalojnë nëpër parkun e Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare. Ky vendim është nxjerrë me datë 18 Gusht 2023 dhe është publikuar më 21 Gusht 2023, derisa i njëjti pritet të hyj në fuqi më 1 Shtator 2023.
IKD thotë se e ka parasysh rëndësinë e ndërmarrjes së reformave për rregullimin urban të Kryeqytetit, dhe se këto çështje hyjnë në kuadër të diskrecionit të Komunës së Prishtinës dhe këtë duhet ta bëjë me ekspertët e fushës. Mirëpo, sipas tyre këto reforma nuk duhet të jenë pa arsyetim ligjor në atë mënyrë që të cenojnë të drejtat e qytetarëve.
Për më tepër IKD thotë se vendime të kësaj natyre që prekin një numër të madh të qytetarëve domosdoshmërisht duhet të shoqërohen me konsultim publik.
“Vendimi i datës 18 Gusht 2023 për mbylljen e qarkullimit të mjeteve motorike në një pjesë të rrugëve “Rexhep Luci” dhe “Qamil Hoxha” si dhe në rrugët e rrugicat të cilat kalojnë nëpër parkun e Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare është marrë në shkelje të dispozitave lidhur me procedurën administrative dhe dispozitat që rregullojnë formën apo elementet e detyrueshme të aktit administrativ, duke e bërë kështu këtë vendim të paligjshëm, në kuptim të nenit 52 të Ligjit nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative (tutje: LPPA). Ky vendim nuk është hartuar në përputhje me paragrafin 1 të nenit 47 të LPPA, ku shprehimisht thuhet se akti administrativ i shkruar përmban: 1.1. pjesën hyrëse, […], 1.2. pjesën urdhëruese (dispozitivin), […] 1.3. pjesën arsyetuese (arsyetimin), […] 1.4. pjesën përmbyllëse, që tregon kohën e hyrjes në fuqi të aktit, informatat për mjetet juridike, përfshirë organin publik apo gjykatën ku paraqitet mjeti juridik administrativ apo gjyqësor, formën e mjetit, afatin përkatës dhe mënyrën e llogaritjes së tij (këshillën juridike)”, thuhet në reagimin e IKD-së.
“Si rrjedhojë është e qartë se vendimi në fjalë është hartuar tërësisht në kundërshtim me LPPA, meqë i njëjti, nuk përmban as arsyetimin dhe as këshillën juridike. Kjo i pamundëson qytetarëve të prekur nga ky vendim që të marrin shpjegimin e situatës faktike mbi të cilën është marrë vendimi, shkaqet vendimtare, bazën ligjore dhe arsyet pse ky vendim është i zbatueshëm në rastin konkret”.
Pas publikimin të vendimit, Kryetari i Komunës së Prishtinës më 23 Gusht 2023 në rrjetin e tij social “Facebook” ka publikuar një status përmes të cilit ka sqaruar vendimin e nxjerrë.
“Konsultimet publike duhet të jenë reale, në atë mënyrë që të marrin parasysh kërkesat e qytetarëve dhe ti përshtatin ato me reformat që synohet të ndërmerren. Procesi i konsultimeve publike nuk kërkon vetëm zhvillimin formal të këtij procesi. Kështu, në rastet kur merren vendime të kësaj natyre, Komuna e Prishtinës duhet të zhvilloj konsultime publike kualitative, në atë mënyrë që vendimi ti merr parasysh interesat e qytetarëve dhe mos ti cenoj të drejtat e tyre”.
IKD i rekomandon Komunës së Prishtinës që të anuloj vendimin e datës 18 Gusht 2023 dhe para nxjerrjes së vendimit të ri lidhur me këto rrugë, të zhvillojë konsultime publike cilësore si dhe të nxjerrë vendim të arsyetuar, ashtu siç kërkohet me ligj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës