Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), të martën ka mbajtur konferencë për media, ku ka publikuar analizën: “Rregullorja e re e Punës së Kuvendit: mes nevojës për efikasitet dhe respektim të Kushtetutës”.
Hulumtuesi i lartë i IKD-së, Jeton Hasani, ka thënë se Draft-Rregullorja e re e Kuvendit të Kosovës themelon Konferencën e Kryetarëve, e cila do të përbëhet nga kryetari i Kuvendit dhe kryetarët e të gjitha grupeve parlamentare.
Sipas tij, shumë nga kompetencat që i përcaktohen kësaj konference si dhe kompetencat që i shtohen seancës plenare të Kuvendit për çështje procedurale, ndërhyjnë në kompetencat kushtetuese të kryetarit të Kuvendit dhe të Kryesisë së Kuvendit për funksionim administrativ të Kuvendit.
Tutje, Hasani ka thënë se sipas Draft-Rregullores së re të Punës së Kuvendit, parashihen sanksione financiare për deputetët që nuk njoftojnë për mungesa në seanca plenare apo mbledhje të komisioneve.
Sipas tij, megjithëse një sanksionim i tillë është i mirëpritur, Rregullorja duhet të njohë edhe format legjitime të veprimit politik që nuk kufizohen me pjesëmarrje fizike në seancë, siç është bojkoti opozitar, si dhe të evitojë paqartësitë procedurale.
Ndërkaq, Gzim Shala, hulumtues i lartë në IKD, ka thënë se sipas Draft-Rregullores së re të punës së Kuvendit, ky i fundit e pezullon punën një ditë para fillimit të fushatës për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin dhe qëndron i tillë deri në seancën konstituive të Kuvendit të ri.
Sipas tij, kjo zgjidhje e Rregullores paraqet pezullim kundërkushtetues të punës së Kuvendit.
Sipas Shalës, dispozitat e Draft-Rregullores së Punës së Kuvendit që kanë të bëjnë me konfliktin e interesit duhet të precizohen tutje, ashtu që të mos përfshijnë obligimin e deputetëve që të tërhiqen nga votimi në rastet kur ata (apo të afërmit e tyre) përfitojnë nga një akt i parlamentit vetëm si pjesë e publikut të përgjithshëm apo e një kategorie të gjerë të personave.
“Analiza e IKD ka gjetur edhe probleme të tjera juridike, si roli i Kryetarit të Kuvendit në publikimin e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, mundësia e mocionit individual të mosbesimit, procedura e shkarkimit të Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, e çështje tjera. Këto probleme në aspekt të hartimit, por edhe problemet tjera të trajtuara në këtë punim, tregojnë që Rregullorja e re e Kuvendit është larg finalizimit adekuat dhe ka nevojë të shqyrtohet e formulohet tutje për të qenë në nivel të duhur”, ka përfunduar Shala. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sonte në Hagë hapet ekspozita me fotografi që shpërfaqin gjenocidin serb në Kosovë, flet Grajqevci

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Janë tërhequr tetë ambasadorët e emëruar nga Stevo Pendarovski

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?