Poezi nga: Charles Bukowski Përktheu: Fadil Bajrajkujtoj se ky mendim më ka ra ndërmend kur isha rreth njëmbëdhjetë vjeç: do të bëhem idiot. i pata vërejtur disa në mëhallë, ata që njerëzit i quanin "idiotë". sado që i shikonin me përbuzje, idiotët dukej se çonin jetë më të qetë: asgjë as pritej prej tyre. e imagjinoja veten duke qëndruar nëpër qoshe të rrugëve, me duar në xhepa, dhe ngapak duke jargëzuar nga goja. askush s'do të më bezdiste. ia fillova ta zbatoj planin tim. së pari më patën vërejtur në oborre shkollash. shokët më përqeshnin, më ngacmonin. bile edhe babai im e pati vërejtur: "ti po sillesh si idiot i hamamtë!" njëri nga mësimdhënësit e mi e pati vërejtur, zonja Gredis me këmbë të gjata mëndafshi. ajo më ndalte pas orëve. "çka ka ndodhur, Henry? mua mund t'më tregosh …" më përthekoi me duar e unë u qepa për trupin e saj. "pa më thuaj Henry, mos ki frikë …" s'e pata thënë asnjë fjalë. "mund të rrish këtu sa të kesh qejf, Henry. s'ke nevojë të flasësh …" më puthi në ballë e unë e lëshova dorën dhe butësisht ia preka njërën prej këmbëve të mëndafshta. Zonja Gledis ishte pidh e gjysmë. më ndalte pas orëve gati për çdo ditë. e të gjithë më urrenin por besoj se i kisha ereksionet më të bukura nga të gjithë çunat njëmbëdhjetë vjeç në qytetin Los Engjëllos.