LAJMI I FUNDIT:

Identifikohet autori i masakrës në Zelandën e Re, në armët e tij kishte mbishkrime në gjuhën serbe (Foto)

Identifikohet autori i masakrës në Zelandën e Re, në armët e tij kishte mbishkrime në gjuhën serbe (Foto)

Kryeministri Scott Morrison ka konfirmuar se një australian u arrestua në Zelandën e Re, i cili është i dyshuar se kreu sulmet në dy xhami në qytetin Christchurch, ku humbën jetën deri më tani 40 persona dhe 48 të tjerë janë duke u trajtuar në spital.

Publikohen pamje të sulmeve në dy xhami në Zelandën e Re ku deri më tani 40 persona humbën jetën (Foto)
Lexo po ashtu Publikohen pamje të sulmeve në dy xhami në Zelandën e Re ku deri më tani 40 persona humbën jetën (Foto)

“Autoritetet australiane janë të përfshira dhe ata do të vazhdojnë me hetimin e tyre,” tha ai.

I arrestuari është Brenton Tarrant, 28 vjeçar i cili ka lindur në Australi. Mirëpo ai nuk e ka identifikuar vetën si australian edhe pse ka lindur këtu.


Ai gjatë gjithë kohës ka postuar live videot e sulmit në llogarinë e vetë personale në Facebook.

Në  74 faqe të dosjes së tij që tregonte arsyet e sulmit, ai e përshkroi vetën “thjesht si një burrë i zakonshëm, 28 vjeçar i lindur më Australi.”

“Origjina e gjuhës time është evropiane, kultura ime është evropiane, bindjet e mia politike janë evropiane, besimet e mia janë evropiane, identiteti im është evropian dhe më e rëndësishmja gjaku im është evropian”, shkroi ai, shkruan gazeta ” The Sydney morning herald”, transmeton Telegrafi.

Në dosje, ai i referohej përdhunimeve të tmerrshme Skaf në Sidney në vitin 2000. Por manifestimi i tij sugjeroi se ishte i preokupuar me përdhunimet që kishin ndodhur në Angli dhe më së fundi në Gjermani nga jo-evropianët.

Në veçanti, ai referoi shfrytëzimin seksual të rreth 1400 fëmijëve në qytetin verior të Rotherham në fund të viteve 1980, 1990 dhe 2000, kryesisht nga burrat britanik-pakistanezë.

Dyzetë persona të vdekur nga sulmet në dy xhami në Zelandën e Re
Lexo po ashtu Dyzetë persona të vdekur nga sulmet në dy xhami në Zelandën e Re

Ai gjithashtu në këtë dosje përfshiu edhe emrat e disa figurave ushtarake serbe, siç ishte Millosh Obiliq,  i cili kishte marrë pjesë në Betejën e Kosovës në vitin 1389 kundër Perandorisë Osmane në pushtim, superfuqisë islame të asaj dite, të cilin thuhet se kishin vrarë osmanët.

Tarrant iu referua princit serb Lazar Hrebeljanoviç, të cilin e ka shërbyer Obiliqi dhe i cili u vra në Betejën e Kosovës.

Gjithashtu të shkruara në armë dhe municione që Tarrant posedonte ishin referenca për Betejën e Vjenës të vitit 1683, në të cilën forcat e krishtera mundën osmanët dhe një referencë e dukshme në Betejën e Lepantos, në të cilën Perandoria pësoi një tjetër humbje.

Muzika të cilën ai po e dëgjonte në makinë në sfondin e videos së sulmit ishte në gjuhën serbe dhe një në gjermanisht. Këngë serbe i referohen “kasapit të Bosnjës”, Radovan Karaxhiç, një kriminel i dënuar lufte dhe udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës. /Telegrafi/

Të gjitha lajmet rreth Sulmit në Zelandën e Re
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Sulmit në Zelandën e Re

Në trend Botë

Më shumë
New York Times: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi

New York Times: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi

Botë
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Botë
Scholz mbron telefonatën me Putinin – jep “lajmin e keq” para gazetarëve në Berlin

Scholz mbron telefonatën me Putinin – jep “lajmin e keq” para gazetarëve në Berlin

Botë
Ushtarja ukrainase rrëzon raketën ruse

Ushtarja ukrainase rrëzon raketën ruse

Evropa
Ukrainasit parandalojnë sulmin rus në Klymenko, u kundërvihen me artileri e drona – pamje nga beteja e ashpër

Ukrainasit parandalojnë sulmin rus në Klymenko, u kundërvihen me artileri e drona – pamje nga beteja e ashpër

Evropa
Turqia ia ndalon aeroplanit të presidentit izraelit hyrjen në hapësirën e saj ajrore, Herzog anulon udhëtimin në Azerbajxhan

Turqia ia ndalon aeroplanit të presidentit izraelit hyrjen në hapësirën e saj ajrore, Herzog anulon udhëtimin në Azerbajxhan

Azia
Kalo në kategori